The news is by your side.

Zv/Ministri Kadia përplaset me ekspertin e PD-së: Edhe ju e keni parashikuar mbylljen e shkollave!

Në emisionin Open në Top Channel u diskutua mbyllja e shkollave dhe ndryshimi i vendimit brenda 24 –orëve.

Një debat i ashpër u zhvillua mes zv-ministrit të ekonomisë dhe financave, Besart Kadia dhe ekspertit të arsimit Ndriçim Mehmeti. Debati nisi kur Kadia i përmendi pikat e sugjeruara nga PD-ja.

Kadia i drejtohet ekspertit të arsimit të Pd-së: Ju keni propozuar 5 pika dhe një ndër 5 pikat është që të investohet në mësimin online. Cili është qëndrimi juaj? Shehi tha është pro hapjes së shkollave. Cili është qëndrimi juaj? Keni dy qëndrime në tavolinë.

Mehmeti: Nuk ka kuptim që bëhet ky ndryshim brenda 24 orëve. Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.

Kadia: Ishe në studio ti? Ta thanë ekspertët, janë shtuar virozat.

Mehmeti: Viroza ka pasur edhe më përpara. Edhe vitin e kaluar, edhe vitet e tjera por nuk kemi diskutuar për mbylljen e shkollës.

Gjithashtu Kadia shton se çdo vendim merret në varësi të situatës dhe shtimit të rasteve me Covid-19 në vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.