The news is by your side.

“Vjedhje, vjedhje, vjedhje”/ Retorika boshe e politikës në 30 vite

“Vjedhje, vjedhje, vjedhje…” Nëse ka një fjalë që është përmendur më shpesh në politikën shqiptare të 30 viteve të fundit, ajo është fjala vjedhje. Aq shumë është përdorur kjo fjalë në retorikën e politikës shqiptare, sa jo vetëm nuk i bën më përshtypje kujt, por është kthyer edhe në një lloj bezdie teksa shqiptohet. Nëse shkojmë pak vite në kohë kuptojmë se kjo retorikë nuk është diçka që lindi këtë dekadën e fundit, por e ka shoqëruar klasën politike prej më se 30 vitesh tashmë.

Në vitin 1993, ndryshe nga sot ku akuzat për vjedhje lëshohen pa teklif dhe përgjegjësi, aso kohe këto akuza ishin të shoqëruara edhe me veprime konkrete. Një shembull i tillë është ai i Fatos Nanos të cilit iu hodhën prangat nën akuzat për korrupsion nga qeveria demokratike që erdhi në pushtet më 22 mars 1992. Më vonë në zgjedhje parlamentare të 1997, PSSH akuzoi Berishën për manipulim të zgjedhjeve duke qenë se numërimi i votave nuk ishte zhvilluar nga një komision qendror, por nga komisione qendrash votimi.

Pas ardhjes në pushtet të qeverisë socialiste me në krye Nanon, ku PS qeverisi për 2 mandate vendin. Sigurisht që akuzat e ndërsjellta për vjedhje vazhduan akoma nga të dyja kahet politike. Nano aso kohe akuzohej për vjedhje dhe për korrupsion, ndërkohë që opozita e asaj kohe organizoi një sërë protestat kundër qeverisë, deri tek e famshmja “Nano ik”. Në vitin 2004 si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe ndasive në PS, Meta del më vete duke krijuar LSI-në. Sigurisht, që krijimi i kësaj force të re politike lindi edhe një sërë akuzash mes palëve që dikur ishin nën një familje politike. Në 2005 vjen Rama në krye të partisë socialiste, i cili ishte në mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë Tiranë, post ky ku që e ktheu në një target për akuzat e së djathtës.

Ndërkohë pas zgjedhjeve të vitit 2005 vjen në pushte partia demokratike, duke në opozitë PS dhe aleatët. Akuzat për vjedhje dhe sulme personale do të intensifikoheshin, derisa të arrin kulmin në zgjedhjet e viti 2009, ku LSI u fut në koalicion me PD-në. Këtu e më pas do të arrin kulmin akuzat e ndërsjellta me palëve për vjedhje, aq sa nuk kishte ditë në të cilën nuk kishte një konferencë për shtyp të partive ku pala tjetër akuzohej për vjedhje. Lufta PS-LSI u bë shumë më e ashpër edhe pas video-skandalit të Metës të publikuar nga një emision investigativ. Kjo bëri që PS jo vetëm ta shtonte dozën e akuzave, por edhe të dilte në protesta, të cilët cuan te protesta e 21 janrit me 4 të vrarë. Zgjedhjet e 2013-s, ndryshuan kahet e pushtetit duke sjellë PS dhe LSI në pushtet dhe duke bërë që t’i harronin gjithë lumin e akuzave që kishin hedhur kundrejt njëri-tjetrit me pretekstin e rrëzimit të Berishës. Tashmë lufta e akuzave u bë mes dy kampeve PS-LSI dhe PD.

Por edhe kjo “dashuri” mes socialistëve nuk zgjati shumë pasi në zgjedhjet e viti 2017, 3 forcat më të mëdha në vend u ndan në 3 bastione të mëdha duke akuzuar njëra-tjetrën. Ajo që erdhi si risi në retorikën e këtyre zgjedhjeve ishte termi “tepsi” që u përdor si një metaforë për vjedhjen që kryente administrata politike, term ku që artikulohej nga të treja palët për palët kundërshtare. Pjesa dërrmuese e fushatës zgjedhore u karakterizua nga kjo frymë, duke u mbështetur kryesisht tek akuzat ndaj kundërshtarit se sa në paraqitjen e një plani konkret. Këto zgjedhje sollën Ramën të vetëm në pushtet, duke bërë që tashmë lufta e akuzave të bëhet mes PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër, që sërish harruan inatet e vjetra për të dalë kundër Ramës. Kështu, PD dhe LSI vazhduan me retorikën e akuzave për vjedhje korrupsion ndaj qeverisë. Ndërkohë e gjithë ky lumë akuzash i ka sjellë këta 3 aktorë kryesorë të politikës shqiptare në situatën e sotme politike e cila është tejet e acaruar. Opozita ka djegur mandatet e saj dhe është lëshuar në protesta masive, ndërsa qeveria nuk mazhoranca duket e palëkundur në qëndrimin e saj .

Në gjithë këtë kakofoni akuzash, populli shqiptar mbetet spektator. Ai ka mbi 30 vite që e ndjek këtë teatër akuzash për vjedhje për korrupsion, sa tashmë jo vetëm nuk e merr seriozisht apo ta besojë, por është velur me të, sa është nuk i bën më përshtypje. Në politikën shqiptare retorika e akuzave për vjedhje është shndërruar në një muhabet kafeneje, edhe pse zhvillohet në institucione shtetërore apo Kuvend. Në Shqipëri mund të akuzohesh na foltorja e Kuvendit për vjedhje në mes të ditës, duke të të parë mijëra e miliona shqiptarë përmes televizionin dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë.

Kjo mendësi është e ngulitur aq fortë në vetëdijen e qytetarit shqiptar sa ai në çdo bisedë politike që bën, çdo politikan e quan si të korruptuar dhe si hajdut. Dhe për këtë fajin kryesisht e ka edhe vetë politike e cila vjedhjen e ka shndërruar si lajtmotiv të çdo retorike e artikulimi. Kjo ka bërë, së pari që qytetari shqiptar të mos ketë aspak besim te klasa politike dhe t’i cilësojë të gjithë si hajdutë, dhe së dyti, të mos pjesë në politikë apo të ushtrojë të drejtën e votës, por duke kërkuar të largohet nga vendi, fenomen ky që ka prekur në masë kryesisht të rinjtë, të cilët nuk shohin një të ardhme në Shqipëri.

Vjedhja dhe korrupsioni kërcënojnë demokracinë, të drejtat e liritë e njeriut, minon qeverisjen dhe administrimin e fondeve publike, frenon zhvillimin ekonomik dhe bazat morale të shoqërisë. Korrupsioni është një ndër pengesat kryesore të zhvillimit të demokracisë dhe ekonomisë së shqiptarëve dhe lufta ndaj këtij fenomeni social meriton maksimumin e energjive dhe burimeve. Mirëpo, ajo që vihet re është se diskutimi për korrupsionin bëhet vetëm në formën e retorikës patetike, moraliste e normative dhe pothuaj aspak nëpërmjet propozimeve të reformave, ligjeve apo nismave që japin zgjidhje konkrete për ta minimizuar atë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.