The news is by your side.

Vetëm në 2023 njerëzit do të duan të udhëtojnë si para pandemisë

Një numër i madh linjash ajrore europiane kanë rënë këtë vit, pasi pandemia e Coronavirusi dhe izolimi i zgjatur po krijon një pasiguri të gjerë në lidhje me faktin se kur biznesi do të kthehet në normalitet dhe njerëzit do të fillojnë të udhëtojnë sërish.

IAG, kompania mëmë e British Airways, Vueling and Iberia dhe AirFrance-KLM thanë të enjten se ekziston një nivel i lartë pasigurie në lidhje me kohëzgjatjen e krizës globale shëndetësore dhe krizën ekonomike që pasoi të parën. Si rezultat, kompanitë rishikuan me humbje parashikimet e tyre të fitimeve për vitin aktual. AirFrance-KLM raportoi një humbje neto prej 1.8 milionë euro (1.95 milionë dollarë) për tre muajt e parë të vitit, ndërkohë që IAG raportoi një humbje neto prej 1.7 milionë euro për tremujorin, nga një fitim prej 70 milionë eurosh në vitin 2019. Të dy kompanitë thanë se performanca e tyre në tremujorin e dytë do të ishte edhe më e keqe se tremujori i parë.

“Ne po planifikojmë për një rikthim domethënës në shërbim në Korrik 2020, në varësi të lehtësimit të bllokimeve dhe kufizimeve të udhëtimit nëpër botë.” tha Willie Walsh, shefi ekzekutiv i IAG, në një deklaratë, “Megjithatë, ne nuk presim që kërkesa e pasagjerëve të rikuperohet në nivelin e vitit 2019 para vitit 2023.” shtoi ai.

AirFrance-KLM paralajmëroi gjithashtu se do të duhen “disa vjet” për t’u rikthyer në kërkesën e pasagjerëve para virusit. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) tha se kërkesa për linjat ajrore europian ra me 54.3% në mars krahasuar me një vit më parë. Sidoqoftë, kërkesa e pasagjerëve mund të jetë edhe më e ulët për muajin prill, duke pasur parasysh se masat e rrepta të bllokimit u aplikuan në mes të marsit dhe gjithë prilli kaloi duke i jetur banorët të izoluar në shtëpi.

Një numër i madh i qeverive europiane kanë filluar të heqin disa kufizime këtë muaj, sidoqoftë, Bashkimi Europian ka një ndalim të përkohshëm të udhëtimit nga jashtë bllokut që zgjat deri të paktën 15 maj. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha se kufizimi i udhëtimit madje “mund të zgjatet bazuar në konsideratat epidemiologjike dhe ne do ta komunikojmë përsëri vendimin për këtë përpara afatit të 15 majit. “

Leave A Reply

Your email address will not be published.