The news is by your side.

Vetëm fama dhe pasuria nuk mjafton! Suksesi i një kompanie shkon përtej këtyre!

Si duket një kompani e suksesshme? Marc Randolph, kreu ekzekutiv i Netflix, pyetur rreth kësaj, është shprehur se për të gjetur përgjigjen, çdo sipërmarrës duhet  t’i bëjë vetes një pyetje thelbësore: Pse po e bëjmë të gjithën këtë?

“Nëse njerëzit po hyjnë në biznes vetëm që të pasurohen, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Nuk ka për të ndodhur as nëse e bëjnë për të fituar famë. Suksesi i vërtetë do të vijë nëse ata kanë si qëllim kryesor të zgjidhin problemet e njerëzve dhe të shtojnë vlerë në jetën e tyre.” u shpreh ai.

Në fakt, zgjidhja e problemeve është e vetmja gjë që një sipërmarrës ka në dorë dhe mund të kontrollojë. Askush nuk e ka të sigurt se mund të krijojë pasuri ose famë, por ama gjithëkush që hyn në sipërmarrje duhet t’i përkushtohet zgjedhjes së problemeve, si e vetmja rrugë në të cilën kalojnë gjithë pritshmëritë e tij. Qëllimi i një biznesi është t’i rregullojë gjërat dhe nëse e bën mirë këtë, një kompani do të lindë nga idetë. (…dhe atëherë, ajo kompani do të krijojë edhe më shumë probleme për të zgjidhur!)

Përgjigja e Randolph është gjithashtu e rëndësishme sepse vendos atë që vjen më pas. Nëse krijoni një kompani me qëllimin e vetëm për të mbledhur pasuri, do të krijoni një entitet të uritur dhe të paqëndrueshëm. Nëse krijoni një kompani me qëllimin për të tërhequr famë, do të krijoni një organizatë, që nga lart poshtë shërben vetëm për nevojat tuaja. Por nëse krijoni një kompani për të zgjidhur një problem, do të tërhiqni njerëz me mendime të ngjashme dhe së bashku, të gjithë do të shtyni njëri-tjetrin për t’u përmirësuar. Ky është lloji i kompanisë për të cilën sot duhet të manifestohet!

Kështu, me qëllim që të ketë kompani që zgjasin dhe krijojnë trashëgimi, drejtuesit e tyre nuk duhet të shikojnë vetëm përqindjet e rritjes ose shifrat e të ardhurave. Ato tregojnë vetëm një pjesë të vogël të historisë së një kompanie dhe paraqesin thjesht vlerësimin apo rritjen. Kur shihet ecuria e një kompanie, duhet vlerësuar ndikimi në komunitet dhe industrinë e saj, inovacion dhe udhëheqje.

Në thelb, kjo është të zgjidhësh probleme- të jesh gjithmonë përpara sfidave që kërkojnë shumë përpjekje. E kur një sipërmarrës vrapon pas tyre dhe përqëndrohet tek detyra, nuk do të ketë shumë kohë të mendojë për famë dhe para, ama kur të shohë kompaninë nga lart do e kuptojë se ia ka dalë. Me punën e palodhur vjen gjithashtu paraja dhe fama- ndaj atje është pikërisht momenti që të bën të kuptosh se është koha për të vazhduar rrugën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.