The news is by your side.

Vendoset asistencë shtëpiake për të moshuarit e vetmuar

Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin me fond 2.3 milionë lekësh në Agjencinë e Prokurimit Publik. Tenderi konsiston në Ofrimin e Asistencës shtëpiake për të moshuarit e vetmuar.

Sipas detajeve të dokumentacionit, bëhet fjalë për një projekt social 4 mujor, ku asistentët në familje do të kujdesen për drekën e 44 të moshuarve.

Megjithatë, bëhet fjalë për më shumë se vetëm kujdesin në të ngrënë. Sipas tenderit, detyrat e asistentëve socialë vijojnë si më poshtë:

  1. Mbështetje për kujdes shëndetësor;
  2. Ofrimi i vaktit ushqimor;
  3. Përkujdesje psiko-sociale;
  4. Mbështetje për përkujdes për plotësimin e nevojave bazike higjeno-sanitare;
  5. Pjesëmarrje të përfituesve në aktivitete social-kulturore për të siguruar socializim;
  6. Mbështetje për përfitimin e terapisë okupacionale pranë qendrave ditore bashkiake.
  7. Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 27 nëntor, ora 12:00.

Leave A Reply

Your email address will not be published.