The news is by your side.

Veliaj: Të miratohet ligji për kryeqytetin dhe rrugët të buxhetohen për përdorues, jo numër banorësh

  • Në Komisionin e Ligjeve, Veliaj ka kërkuar rishikimin e hartës administrative të Tiranës, që të përfshihet edhe Aeroporti i Tinasit.
  • Ai ka bërë thirrje për miratimin e një ligji për kryeqytetin.
  • Sipas Veliaj, rrugët e kryeqytetit duhen buxhetuar për përdorues, po numër banorësh.

Ndërkohë që diskutimi i projekt- buxhetit të vitit 2020 vazhdon, i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ka qënë së fundi Erion Veliaj, jo vetëm si kreu i Bashkisë së Tiranës, por edhe si kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore. Gjatë fjalës së mbajtur në Komision, Veliaj ka shtruar një sërë temtikash për diskutim.

Së pari, Veliaj ka kërkuar korrigjimin e kufijve territorialë të Tiranës, pasi pesë vite pas Reformës Administrative, kryebashkiaku është ankuar se Aeroporti i Rinasit dhe rruga që e lidh me kryeqytetin janë lënë jashtë vijës së verdhë të Tiranës, ndaj çështja e investimeve për zonën në fjalë sipas Veliaj mbetet ende një problem madhor.

Nuk mundet që aeroporti i Shqipërisë të jetë në Fushë-Krujë dhe rruga lidhëse të jetë në Vorë. Për Bashkinë e Vorës dhe Krujës, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vet, si fizike ashtu edhe prej mundësive.” ka theskuar Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar nga Komisioni miratimin e një ligji për kryeqytetin. Kështu Veliaj kërkoi gjithashtu që Qeveria të zbatojë ligjin për grantin e pakushtëzuar ndaj bashkive në masën 1% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar.

Duke mos harruar ta krahasojë Tiranën me Parisin apo Londrën, Veliaj ka thënë: “Ka një ligj për Parisin, Romën, Londrën. Ka edhe një ligj për Prishtinën. Konsumi në kryeqytet është shumë më i madh. Rrugët e Tiranës aktualisht buxhetohen për banorë, por në fakt duhet buxhetuar për përdorues. Kostot e qytetit nuk llogariten më për banorë, por për përdorues.”

Dy nismat ligjore të bashkisë do t’i dërgohen për shqytrim Parlamentit, pasi duket se garancia për miratimin e tyre vjen jo vetëm nga mazhornaca. Relatori i Partisë Socialiste Bashkim Fino ka siguruar kryetarin Veliaj se çështjet e trajtuara do të adresohen së shpejti, pasi siç ka theksuar ai: “Mirëkuptimin e opozitës e kemi, sepse janë gjëra teknike dhe nuk ka gjë politike në mes. Ashtu siç ligji për kryeqytetin e kanë të gjitha vendet, ndoshta tani është momenti për ta bërë një gjë të tillë.” Megjithatë në Komision ka munguar opozita, përfshirë edhe Voltana Ademi si përfaqësuese opozitare në Shoqatën për Autonomi Vendore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.