The news is by your side.

Ulet interesi i kredive për shtëpi

Për individët që duan të marrin kredi, normat e interesit janë ulur ndjeshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në muajin tetor, norma e interesit për individë për hua për shtëpi në lekë ishte 3.41%, duke u luhatur në nivelet minimale rekord.

Edhe në euro, kreditë për shtëpi janë më të ulëtat se asnjëherë. Sipas statistikave të BSH-së, nëse merr një hua hipotekore në euro, interesi vjetor është 2.76%.

Ndryshe nga kredia për shtëpi, që është më e lirë, overdtafti, apo paratë që të punësuarit tërheqin në bankë kur u mbaron paga, është shtrenjtuar në tetor, duke arritur në 11.6% në lekë në tetor, nga 10.5% që ishte muajin e mëparshëm.

Tendenca ka qenë e kundërt për overdraft në euro, që ka një normë vjetore prej 6.5%, nga 7.3% në shtator.

Individët kanë shtuar interesin së fundmi për të blerë pasuri të paluajtshme, duke iu drejtuar bankës për kredi, duke shënuar një gjallërim pas tkurrjes së kërkesës në periudhën e karantinës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan të hënën se indeksi i çmimit të pasurve të paluajtshme u rrit me 4.9% në 6-mujorin e parë të këtij viti. Shifrat e kredisë së re duket se konfirmojnë një interes të lartë të bizneseve dhe individëve për të investuar në prona, pavarësisht krizës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.