The news is by your side.

Turqi, arkivolet e viktimave me Covid-19 transportohen me autobusë

Pamje të rënda janë filmuar në Turqi nga një qytetar me celularin e tij. Mediat greke raportojnë se një autobus i është afruar disa çadrave në Stamboll dhe më pas arkivole me trupa të pajetë nga COVID-19, ngarkohen në të.

Mediat vendase bëjnë me dije se fotot që po qarkullojnë në internet dhe janë bërë virale i japin rastin Kryetarit të Komunës së Stambollit dhe kundërshtarit politik të Erdoganit, të flasë në lidhje me gjendjen reale për situatën aktuale të pandemisë së covid-19, e cila deri më tani nuk është bërë publike.

Ditën e djeshme, autoritetet turke të detyruara nga presioni politik dhe shoqëror, kryesisht përmes mediave sociale, filluan të japin disa fakte dhe shifra të besueshme.

Burimi: abcnews.

Leave A Reply

Your email address will not be published.