The news is by your side.

Trump mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë vetëm me një kusht

Tashmë kanë kaluar tre javë pasi Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit, presidenti aktual Donald Trump  për të parën herë ka deklaruar se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Biden.

Trump në deklaratën e tij para gazetarëve me rastin e festës së Falënderimeve,  megjithatë ai ka shtuar se do të ishte e vështirë për të,  të pranonte humbjen në rrethanat aktuale, ku sipas tij zgjedhjet janë manipuluar.

 “Këto zgjedhje ishin një mashtrim, të gjithë e dinë se kishte manipulime votash” – thekson Trump,  ndërsa vazhdoi të mos ofronte prova konkrete për parregullsi masive në votime.

I pyetur nëse do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Biden, Presidenti tha se normalisht që do të ndërmerrte një veprim të tillë.

“Sigurisht që do ta bëj. Padyshim që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë. Por unë mendoj se do të ketë shumë gjëra që do të ndodhin nga tani deri në 20 janar. Shumë gjëra. Është gjetur mashtrim masiv. Jemi bërë si një vend i botës së tretë” – është shprehur Trump.

Trump deri tani ka refuzuar të pranojë plotësisht humbjen, megjithëse javën e kaluar, me presionin në rritje nga radhët e tij, ra dakord të lejonte zyrtarisht ekipin e Biden të fillonte procesin e tranzicionit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.