The news is by your side.

Trump mbledh në Shtëpinë e Bardhë Samitin e G7

Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë të njohura si G7 do të zhvillohet në fund të muajit qershor në Shtëpinë e Bardhë, në Washington të Shteteve të Bashkuara. Kjo është njoftuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, e cila ka theksuar se mbajtja e Samitit në ndërtesën më të rëndësishme në SHBA, konsiderohet nga presidenti amerikan Donald Trump si shembulli i hapjes graduale të Shteteve të Bashkuara pas pandemisë Coronavirus.

Shtetet e Bashkuara janë padyshim vendi më i prekur në botë nga virusi dhe rezultatet atje kanë qënë vërtet ndër më negativet. Me mbi 1.6 milionë të prekur dhe mbi 98 mijë që kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ekonomia vendase ka filluar të rihapet gradualisht, por me pasoja të pakthyeshme. Megjithatë kjo nuk ka penguar presidentin Trump të mbledhë liderat globalë pikërisht në SHBA.

Teksa zëdhënësja McEnany me bindje deklaroi se: “Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu, ashtu si mbrojmë njerëzit në Shtëpinë e Bardhë”, kujtojmë se dy nga pjesëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë kanë rezultuar pozitivë si të prekur nga Coronavirusi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.