The news is by your side.

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmetet- 26 persona humbin jetën

Vazhdon gjendja e vështirë nën rrënojat e banesave të shembura si pasojë e tërmeteve në Durrës, Thumanë dhe zonat përreth tyre. Sipas raportimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, deri tani nga tërmeti kanë humbur jetën rreth 26 persona dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër, për shkak të vështirësive të natës, operacionet e kërkim- shpëtimit u pezulluan për të rifilluar përsëri këtë mëngjes. Ndërkohë që paralelisht me këtë ka filluar puna për ngritjen e çadrave për strehimin e të prekurve dhe atyre të cilëve iu janë shembur shtëpitë dhe godinat e banimit.

Ministria e Mbrojtjes, në deklaratën e fundit ka bërë me dije se: “Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.