The news is by your side.

Tesla, plot 97 mijë makina elektrike të shitura vetëm në tre muaj

Prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla shiti një rekord prej 97,000 automjetesh elektrike globalisht gjatë tremujorit të tretë, një moment historik e mbresëlënës në rradhët e prodhuesve të automjeteve, në një kohë kur kërkesa në rënie dhe kalimi tek motori elektrik ka goditur rëndë industrinë.

Megjithatë pavarësisht suksesit, prapëseprapë niveli i shitjeve ishte poshtë pritshmërive të investitorëve dhe padyshim do të shërbejë si pengesë e ashpër për CEO-n Elon Musk dhe përmbushjen e qëllimeve të tij vjetore, vetëm disa muaj para fundvitit. Aksionet e kompanisë ranë me më shumë se 3% pasi të dhënat u bënë publike.

Rekordi i nivelit më të lartë të shitjeve ishte regjistruar në tremujorin e dytë me 95,200 automjete elektrike të shitura. Dorëzimet e Tesla dhe shifrat zyrtare shërbejnë si barometër për mënyrën se si kompania po performon përpara llogaritjes së të ardhurave të saj tremujore.

Përfaqësues nga Tesla gjithashtu janë shprehur se kompania shiti plot 79.600 makina Model 3 dhe 17,400 automjete Model S dhe X gjatë tremujorit të tretë. Krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjatë tremujorit të tretë të 2018-ës, kompania ka shitur 55.840 automjete Model 3 dhe 27.660 automjete Model S dhe X.

Megjithatë pavarësisht rritjes së nivelit të shitjeve gjatë vitit aktual, statistikat treguan se modelet S dhe X u përllogariten sa 18% e dërgesave në tremujorin e tretë, afërsisht e njëjtë me tremujorin e kaluar por duke pasur një rënie të mprehtë nga 33% që përfaqësuan një vit më parë.

Elon Musk, CEO i Tesla

Tesla ka luftuar gjatë për të arritur objektivat agresive të prodhimit dhe shitjes, vendosur nga CEO Elon Musk. Ai vendosi edhe këtë tremujor pritshmëri të larta, duke iu thënë se kompania duhet të shiste plot 100,000 makinave, ç’ka do të vendoste një rekord të ri.

Këtë vit, Tesla gjithashtu  filloi shitjet dhe dërgesat për klientë edhe më të largët gjeografikisht. Tashmë  ajo shet automjete elektrike në Kinë, Australi, Tajvan, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa tregje në Evropën Lindore, përfshirë Poloninë dhe Hungarinë.

/ Burimi: CNBC

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.