The news is by your side.

Të varfër ose të pasur, nëse ndiheni të privuar do të vidhni më shumë

Cfarë i ben njerëzit të vjedhin dhe mbi të gjitha ta justifikojnë këtë gjest?

A e bën uria më të justifikueshme vjedhjen?  A është moralisht e më shumë e  pranueshme vjedhja  për hir të faturave?

Sokrati thotë se askush me vetëdije nuk kryen një veprim të keq, e keqja shndërrohet në të mirë në mendjet e tij. Hajduti e bind veten se ka të drejtë për objektet që dëshiron. Ai ka nevojë për atë më shumë se dikush  tjetër. Është e drejta e tij.

Një studim i ri ka zbuluar diçka të habitshme në lidhje me vjedhjen dhe në fakt nuk lidhet vetëm me varfërinë ose mungesën  e parave për të garantuar mbijetesën.

Sipas këtij studimi, dinamika që influencon njerëzit për të shkelur mbi standardet e tyre morale është ndjesia se ata ndihen të privuar financiarisht. Kjo ndjenjë mund të nxitet në mënyra të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe ky studim sugjeron se është shumë më e përhapur sesa mendojmë.

Gjatë pesë eksperimenteve, ekipi hulumtues gjeti se njerëzit që ndiheshin të privuar financiarisht ishin shkaktar për një sërë sjelljesh imorale. Nga vjedhja e thjeshtë deri tek krimet e jakës së bardhë si dhe krimet vetshkatërruese kanë në thelb të tyre ndjesinë e privimit financiar. Këto rezultate janë të vërteta përkundrejt faktit se njerëzit në përgjithësi besojnë se nuk është pikërisht gjendja financiare ajo që përcakton sjelljen. Njerëzit të cilët ndihen të privuar, edhe në pak sekonda, kishin më shumë gjasa që të vidhnin shuma të vogla parash. Kjo shpjegon një serë krimesh të tilla si vjedhja në vendin e punës, ku paratë mund të vidhen nga kasa ose nëpërmjet furnizimeve.

Por, ndjesia e privimit nuk prek vetëm njërën anë të boshtit përkundrazi edhe ana tjetër është po aq e ngjashme. Alter thotë se njerëzit e pasur ndihen të privuar financiarisht kur ata e vendosin veten përballë një individi me më tepër para. Siguria financiare afatgjatë nuk garanton asnjëherë se ne nuk do të ndihemi të privuar financiarisht.

Madje njerëzit ndihen të privuar financiarisht edhe atëherë kur krahasojnë gjendjen e tyre të mëparshme me atë aktuale edhe nëse tani ata do të kishin mjaftueshëm para për të jetuar një jetë të mirë. Shumë njerëz që gjatë recesionit  humbën 50% të aseteve të tyre, ndjehen sërish të privuar financiarisht edhe pse vazhdojnë  të kenë një pasuri të konsiderueshme. Sipas Alter kjo lidhet me faktin se këta njerëz ishin më të qetë gjatë kësaj periudhe dhe e shohin të kaluarën me nostalgji.

Por, Alter shpjegon se në fakt nëse njerëzit ndiheshin të privuar ata shkonin nga vjedhja drejt sabotimit. Madje sabotimi justifikohej për faktin se personat ndiheshin të kërcënuar dhe si pasojë vetë subjekti e justifikonte veprimin si të moralshëm.

Hulumtimi tregon se si ne racionalizojmë sjelljen duke pasur parasysh  ndryshimin e rrethanave: sjellja morale ndryshon kur ndryshojnë standardet morale dhe ne jemi të pavetëdijshëm sesa shpesh këto standarde morale ndryshojnë. Edhe privimi i shkurtër financiar – ose perceptimi i tij – mund të shkaktojë një ndryshim në standardet morale.

Alter e quan këtë një ndryshim të “standardeve morale” të përkohshëm”. Nga ana tjetër ne me shpejtësi arrijmë të gjejmë arsyen për të justifikuar ketë ndryshim edhe pse në rrethana të tjera do të ishim vetë ne që do të kritikonim një sjellje të tillë.

Është kjo gatishmëri e njeriut për të zhvendosur standardet morale që e bën deshifrimin e motiveve të sjelljes të paqartë. Shumë rrallë në fakt njerëzit e zakonshëm kryejnë veprime të tilla kriminale vetëm sepse munden, ndryshe nga “profesionistët e fushës. Truri ynë  është gjithnjë  i zënë duke punuar për të racionalizuar sjelljen tonë edhe nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm për të menduar për ketë dukuri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.