The news is by your side.

Studimi: Masat e mirë-strukturuara, efektive tek ekonomia

Rihapja e ekonomisë ka qenë një pikë tensioni në disa vende, ku dëmtimet ekonomike janë duke u peshuar kundër mbrojtjes së shëndetit publik dhe protesta kundër masave të bllokimit janë duke u organizuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe vende të tjera të globit. Sidoqoftë, sipas një studimit, nga ekonomistë nga Universiteti i Kembrixhit dhe Bordi i Rezervës Federale Amerikane, çmimi ekonomik i mosveprimit kur bëhet fjalë për inkurajimin e distancimit shoqëror mund të jetë dy herë më i lartë se ai i një “bllokimi të strukturuar”.

Duke përdorur të dhënat ekonomike dhe popullsinë amerikane, studiuesit kombinuan makroekonominë me epidemiologjinë për të përcaktuar pasojat ekonomike të politikave të bllokimit. Analistët vunë në dukje se modeli i tyre mund të zbatohet në ekonomitë më të zhvilluara. Ata zbuluan se po të mos imponohej asnjë bllokim do të ishte “jashtëzakonisht e rrezikshme” për prodhimin ekonomik, pasi përhapja e virusit do të godiste punëtorët në sektorë që ishin jetik për të mbajtur funksionimin e ekonomive të zhvilluara.

Pa asnjë distancim shoqëror, forca bazë e punës do të goditej fort dhe ekonomia do të tkurrej me një normë mujor rekord prej 30% ndërsa industritë e tyre do të kishin një presion thuajse të paprballueshëm, parashikoi studimi.

Studiuesit pohuan se për të mbrojtur në maksimum aktivitetin ekonominë, “punëtorët kryesorë” – ata në industritë kryesore si kujdesi shëndetësor, ushqimi dhe transporti, duhet të ndahen nga pjesa tjetër e popullatës që punon. “Ajo që duket e qartë për ne është se ndërmarrja e asnjë veprimi është e papranueshme nga perspektiva e shëndetit publik dhe jashtëzakonisht e rrezikshme nga një perspektivë ekonomike.” thanë autorët e raportit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.