The news is by your side.

Studimi: Ja çfarë po rrezikon puna nga shtëpia

Puna nga shtëpia mund të çojë në një rritje të racizmit dhe paragjykimit, paralajmëron raporti më i ri.

Miqësia në vendin e punës është thelbësore për të reduktuar keq-konceptimet, sugjeron studimi i kryer në Angli dhe Uells. Ekspertët thonë se sa më shumë që njerëzit punojnë nga shtëpia, aq më shumë ata rrezikojnë të izolohen.

Ata i kërkojnë qeverive të fokusohen tek zyrat dhe vendet e punës duke i konsideruar ato zona thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve në komunitet.

Studimi, i kryer nga instituti Woolf në Britaninë e Madhe, ka hulumtuar rreth 11701 persona. Ai sugjeron se ata që punojnë në zyra të përbashkëta, janë më të hapur ndaj diversitetit etnik. Ndërsa të papunët, sipas studimit, janë 37% më të predispozuar të kenë vetëm miq nga grupi i tyre etnik.

Gjithashtu fokusimi në zyra mund të sjellë më shumë produktivitet në punë duke mos çuar në rënie ekonominë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.