The news is by your side.

Studimi: Ja 10 qytetet britanike më të mira për të punuar

Slough, një qytet që shpesh Britanikët e tallin si shumë i qetë dhe i zymtë, ka rezultuar qyteti më i mirë i vendit për të punuar. Madje sipas renditjes vjetore, ai e mban këtë fron për të tretin vit radhazi. Qyteti, në qarkun anglez të Berkshire, në perëndim të Londrës, nuk ka reputacionin më të mirë të mundshëm. Në vitin 1937, një poezi e John Betjeman e cilësoi atë si “rrëmujën që ata e quajnë një qytet”, megjithatë ai është shtëpia e disa prej kompanive më të mëdha të vendit, me përqendrimin më të lartë të selive të korporatave, pas Londrës. Kompanitë kryesore me operacione pune në Slough përfshijnë AkzoNobel, Reckitt Benckiser dhe firmën e telekomunikimit Telefonica.

Ajo u rendit në vendin e parë në studimin e Glassdoor, si qyteti me pagën më të lartë mesatare me 30,139 £ (39.086 dollarë). Analiza e Glassdoor theksoi se qyteti në fjalë ka “një vëllim të mirë të punëve dhe një kosto të arsyeshme të jetesës.” dhe këto shihen si arsyet pse prej tre vitesh Slough ruan kreun e renditjes. Analistët vunë re gjithashtu se Crossrail, një linjë e re transporti që lidh qytetin me Londrën do të hapet në 2021 dhe kjo i shton akoma më tepër potencialin.

Në vendin e dytë u rendit qyteti i Cambridge-it, i cili në disa raste ofron një pagë mesatare pak më të lartë 31.941 paund, por komponentët e tjerë që merren në vlerësim, nuk ishin në nivelet më optimale, ndërsa Gloucester, ku punëtorët morën të ardhura mesatare vjetore prej 25 116 £, u rendit i treti.

Londra nuk u përfshi në renditjen e 25 qyteteve më të mira për punëtorët e Britanisë dhe sipas Glassdoor, kjo për shkak një sërë faktorësh. “Njerëzit në Londër janë përgjithësisht të kënaqur dhe kryeqyteti gjithmonë do të ketë sasinë më të madhe të punëve në dispozicion, plus pagat e larta mesatare. Megjithatë, kjo nuk tregon gjithë historinë. Kur bëhet fjalë për disponueshmërinë e vendeve të mira të punës, raportin e kandidatëve për punë, nivelet e çmimeve të shtëpive dhe koston e përgjithshme të jetesës, Londra vuan vërtet.” thuhet në raport.

Lista e 10 qyteteve britanike më të mira për të punuar përfshin:

1. Slough

2. Cambridge

3. Gloucester

4. Guildford

5. Reading

6. Stoke-on-Trent

7. Manchester

8. Blackpool

9. Chelmsford

10. Oksford

Leave A Reply

Your email address will not be published.