The news is by your side.

Studimi i ri: Grupi i gjakut që nuk rrezikohet nga koronavirusi

Një studim i ri ka rezultuar se njerëzit me grupin e gjakut “0” mund të kenë një rrezik më të ulët të infeksionit me Covid-19 dhe janë më pak të ekspozuar për komplikacione të rënda.

Dy studime të botuara në revistën ‘Blood Advances’ sugjerojnë që personat me grup gjaku “0” mund të jenë më pak të rrezikuar nga Covid-19.

Ekipi i hulumtimeve krahasoi të dhënat e regjistrit shëndetësor danez nga më shumë se 473,000 individë të testuar për Covid-19.

Në mesin e pozitivëve me Covid-19, ata gjetën më pak njerëz me grup gjaku “0” dhe më shumë  të grupeve “A”, “B” dhe “AB”.

Rezultatet e studimit sugjerojnë se njerëzit me grupe të gjakut “A”, “B” ose “AB” mund të kenë më shumë gjasa të infektohen me Covid-19 sesa ata me tipin ‘0’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.