The news is by your side.

Studimi: Coronavirusi me pasoja më fatale tek burrat

Burrat kanë rrezik më të lartë vdekjeje sesa gratë nëse bien në kontrakt me Coronavirusin vdekjeprurës që filloi në Kinë dhe ka vrarë deri tani me mijëra njerëz, ndërkohë që dhjetra mijë të tjerë rezultojnë të prekur. Ky ishte përfundimi në të cilin arritën shkencëtarët kinezë që duket se kanë bërë një zbulim shumë thelbësor bazuar në studimin më të madh mbi shpërthimin e deritanishëm të virusit.

Në studimin e publikuar të hënën, analistët treguan se morrën në shqyrtim 72,314 rekorde me të dhëna pacientësh nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Regjistrimet tregjuan se nga 44,672 raste të konfirmuara si të prekur me Coronavirus dhe 16.168 raste të dyshuara, burrat e prekur shfaqnin simptoma dhe gjendje më të rëndë se sa gratë, madje edhe numri i burave që kanë humbur jetën është më i lartë krahësuar me gjininë tjetër.

Megjithatë, sipas studimit, lidhur me Coronavirusin situata bëhet serioze për shkak se ka raste kur nuk ka shenja të dukshme se dikush është prekur nga sëmundja, në një kohë që, në mungesë të simptomave të qarta, i prekuri bëhet një transportues me potencial të lartë. Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e rasteve të konfirmuar rezultojnë njerëz të moshës 30 deri 69 vjeç, sipas hulumtimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.