The news is by your side.

Socializmi i vërtetë jo vetëm që u provua, por u pa edhe të dështojë!

Socialistët dhe kritikët e socializmit janë angazhuar në një debat të ashpër. Kritikët ende pyesin “çfarë ka ndodhur me socializmin në Bashkimin Sovjetik? Po në Kinën Mao-iste?” Këto ishin shtete socialiste e megjithatë edhe atje sistemi dështoi pavarësisht se sa fuqishëm u implementua. Mos vallë njerëzit ende nuk janë bindur se socializmi nuk funksionon?

Në këto raste një socialist përgjigjet: “Jo, këto nuk ishin shtete socialiste. Ata ishin socialistë vetëm në emër, ku thjesht forcat korruptive u komprometuan duke destabilizuar kushtet mjedisore dhe / ose ekonomike, të paracaktuara nga forcat reaksionare.” Ajo që ndodh më pas është një debat që intensifikohet më tej në atë që ndodhi në Rusi në vitet 1920, pretendime empirike dhe kundër-pretendime, praktikisht e pamundur të verifikohen dhe debati përfundon në një bllokim. Të dy palët kthehen në prioris-in e tyre ideologjik e largohen duke u bindur që pozicioni i tyre nuk është hedhur poshtë dhe qëndrimi i kundërshtarit mbetet plotësisht i përkohshëm e jo bindës.

Në fund të fundit, ato regjime përfunduan si diktaturë totalitare në një formë ose në një tjetër, duke nxitur në rastin më të mirë, një ekonomi që thjesht ngecte në vendnumëro. Problemi është se shumica e socialistëve janë karakteristikisht të papajtueshëm, madje edhe hipokrizë, në standardet që ata vendosin në mënyrë implicite. Nëse do të jenë konsistentë, ata do të duhet të pranojnë se socializmi del në dritë relativisht shumë i pafavorshëm përballë mënyrave të tjera të organizimit ekonomik dhe politik. Për më tepër, nëse do të zbatonin socializmin sipas standardeve themelore në çdo kontekst intelektual, ata do të zbulonin shpejt se socializmi është një propozim shumë i lëkundshëm.

Në mjedisin aktual të intelektualëve publikë, kundërshtari më i dukshëm i socializmit revolucionar është pa diskutim profesor Jordan B. Peterson i cili nuk e fsheh më përbuzjen e tij për Marksizmin dhe pasardhjen e tij ideologjike. Peterson është një figurë mbresëlënëse dhe disa nga kritikat e tij për ideologjinë moderne të së majtës (veçanërisht mishërimet e tij më radikale identitare) godasin në shenjë. Sidoqoftë, ekzistojnë disa argumente që Peterson i rishikon përsëri dhe përsëri në ligjëratat e tij publike dhe ato kanë pak shanse të lëkundin çdo socialist që mund të ndodhë t’i dëgjojë.
Kur një marksist ose një socialist është përballur me të dhënat nga Bashkimi Sovjetik thotë: “Epo, ky nuk ishte socializmi i vërtetë ose ai nuk u zbatua kurrë siç duhet!” Kur dëgjohen fjali të tilla, më tepër se sa çudia se si njerëzit ende nuk janë bindur për gabimet e socializmit, të godet habia e madhe se si ata munden të krijojnë një besim të tillë të keq e të vazhdojnë ta ushqejnë atë edhe sot.

Ky është një argument i tmerrshëm, sepse e gjithë çështja është se socializmi nuk lejon të jesh një Stalin në rradhë të parë! Unë nuk do të dua të jem “përgjegjës” i revolucionit socialist në vend të Stalinit, Maos apo kujtdo dhe asnjë socialist i denjë nuk do të donte! E gjithë çështja është se askush nuk duhet të jetë përgjegjës, pasi të gjitha vendimmarrjet politike dhe ekonomike duhet të transferohen në verdiktin maxhoritar të proletariatit, tek punëtorët që kontrollojnë në mënyrë demokratike të gjitha industritë. Kështu kur thonë, “Ky nuk ishte socializmi i vërtetë”, në fakt nuk është se njerëzit po thonë se do të dëshironin një Stalin beninj. Qartazi Stalini apo kushdo është një dëshmi e mjaftueshme që ai dështoi, pavarësisht nga fytyra që iu vendos sipër!

Socializmi është sot një propozim tërheqës për çdo gjeneratë të re të idealistëve politikë. Ama nëse socialistët me besim kërkojnë të përmbushin marshimin e pashmangshëm historik drejt socializmit, duhet të bëjmë shumë më mirë sesa të pranojnë se do sjellin tashmë të vërtetin. Po i njëjti socializëm i vërtetë ka qënë gjithmonë para syve tanë dhe ka dështuar! Kjo është historia!

/ Nga Foundation for Economic Education

Leave A Reply

Your email address will not be published.