The news is by your side.

Sllovenia i pari vend që deklaron fundin e pandemisë

Sllovenia është bërë vendi i parë europian që ka shpallur zyrtarisht fundin e Coronavirusit në vend. Qeveria e konfirmoi këtë fakt në një deklaratë ditën e sotme, duke theksuar se epidemia e saj Covid-19 kishte përfunduar, pasi Instituti Kombëtar i Sllovenisë për Shëndetin Publik bëri me dije se “të gjithë treguesit paraqesin një ngadalësim shumë të thellë të përhapjes së virusit në popullatë.” Madje të enjten, Kryeministri Janez Jansa i tha parlamentit të vendit se Sllovenia “ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Europë”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Sllovenisë, vetëm një rast i ri i Coronavirus u konfirmua të enjten, pa vdekje të raportuara. Gjatë dy javëve të fundit, vetëm 35 njerëz ishin infektuar me Coronavirus, sipas autoritetit shëndetësor, ndërsa numri riprodhues për virusin, i njohur si vlerësimi R ose R0 ishte nën 1. Një R nën 1 do të thotë që çdo individ i infektuar do të transmetojë mesatarisht virusin në më pak se një person tjetër.

Pavarësisht se i dha fund epidemisë, qeveria sllovene tha se do të mbajë në fuqi masa të tilla si testimi i gjerë, gjurmimi i kontakteve dhe ndalimi i tubimeve publike deri në 31 maj. Do të mbetet gjithashtu e detyrueshme veshja e maskeve të fytyrës në hapësira publike të paktën deri në fund të muajit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.