The news is by your side.

Singapori 4 miliardë $ ndihmë bizneseve për të tejkaluar dëmin e Coronavirus

Singapori ka vendosur të investojë plot 5.6 miliardë dollarë vendas, me një vlerë të barabartë me 4.02 miliardë dollarë amerikanë, për të ndihmuar bizneset dhe familjet të tejkalojnë dëmin nga shpërthimi i Coronavirusit në Kinë. Sipas shifrave të deritanishme, Singapori, një ndër më të fuqishmit dhe të industrializuarit e Azisë Juglindore, ka raportuar një nga nivelet më të larta të të prekurve dhe ndikimit të Coronavirusit jashtë Kinës. Vetëm këtë javë, që nga mesdita e së hënës, Singapori ka pasur 77 raste të konfirmuara.

“Përhapja e virusit me siguri do të ndikojë në ekonominë tonë.” tha Heng Swee Keat, zëvendëskryeministër dhe Ministrër i Financave të Singaporit, në fjalimin e tij, ku u bë me dije edhe shifra që do shkojë si ndihmë për bizneset dhe familjet. Masat ekonomike që Heng njoftoi, përfshijnë skema për të ndihmuar kompanitë të punësojnë më shumë, të menaxhojnë faturat e pagave të punëve të shtuara dhe detyrimet e taksave. Gjithashtu do të ketë masa specifike për të ndihmuar sektorët më të prekshëm nga shpërthimi i virusit, të cilat janë shërbimet e turizmit, aviacionit, shitjes me pakicë dhe industrinë ushqimore.

Ministri gjithashtu njoftoi se 800 milionë dollarë vendas do të shkojnë si fonde për kërkime shkencore, për të mbështetur luftën kundër virusit. Pjesa më e madhe e tyre do të akordohen për Ministrinë vendase të Shëndetësisë.

Nga ana tjetër Heng tha se rritja e planifikuar e taksës së mallrave dhe shërbimeve do të tërhiqet, duke marrë parasysh sfidat më të mëdha me të cilat përballet ekonomia. Më herët, qeveria e Singaporit kishte dashur të rriste taksën në fjalë nga 7 në 9% midis 2021 dhe 2025, por me gjithë ndikimin e Coronavirus, kjo rritje tashmë është tërhequr.

Leave A Reply

Your email address will not be published.