The news is by your side.

Sigurimet e automjeteve kalojnë në platformën e – Albania

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik lidhur me projektin e ofrimit të shërbimeve të reja, me një fond të vënë në dispozicion prej 7.5 milionë lekësh. Tenderi lidhet me kalimin e ofrimeve që AMF ofron për siguracionin e automjeteve, në platformën e – Albania.

“Shoqëritë e sigurimit, shoqëritë e agjentëve raportojnë shitjen në kohë reale të çdo policie sigurimi në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve të sigurimeve të detyrueshme motorike, të instaluar në Qendrën e Informacionit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Nga ana tjetër AMF administron dhe Regjistrin Elektronik të Dëmeve të mbështetura në një bazë të dhënash Oracle Database, në të cilën regjistrohen nga shoqëritë e sigurimit në kohë reale të gjithë dosjet e dëmeve që rrjedhin nga përgjegjësia e sigurimeve të detyrueshme motorike” specifikohet më tej në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.

Aktualisht, këto shërbime ofrohen pas shkresave të dërguara te AMF ose nëpërmjet kërkesave me email, ndërsa pas kalimit të të dhënave në e – Albania, këto të dhëna do të jenë të aksesueshme nga vetë qytetarët, nëpërmjet llogarisë së tyre në platformë.

Sipas të dhënave të mëtejshme të tenderit, shërbimet që do të ofrohen pas realizimit të projektit janë si më poshtë:

Verifikimi i siguracionit të makinës

Historiku i siguracioneve

Historiku i dëmeve

Njoftimi 14 ditë përpara përfundimit të siguracionit

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik mbyllet me 2 dhjetor dhe ka një afat kohor për ekzekutim afro 1 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

Leave A Reply

Your email address will not be published.