The news is by your side.

Si u zhvillua Suedia në shtetin më të pasur të Europës?

Nga: Johan Norberg/ Libertarianism.org 


Suedia shpesh merret si shembull se si socializmi mund të funksionojë më mirë sesa tregu. Por, siç tregon Norberg, historia e Suedisë tregon në fakt të kundërtën.  Një herë e një kohë u interesova për teoritë e zhvillimit ekonomik sepse isha duke studiuar një vend me të ardhura të ulëta, më e varfër se Kongo, me jetëgjatësi gjysmën e asaj që ka sot dhe vdekshmërinë foshnjore tre herë më të lartë se vendi mesatar në zhvillim. Bëhet fjalë për vendin tim Suedinë — rreth 150 vjet më parë.

Në atë kohë Suedia ishte tepër e varfër dhe e uritur. Kur pati një dështim të korrjeve, paraardhësit e mi në Suedinë veriore, në Angermanland, u desh të përjenin mbetjet ushqimore në bukë sepse kishte pak miell. Jeta në qytete nuk ishte më e lehtë. Mbipopullimi dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore, kanalizimet, dhe asgjësimi i mbeturinave në ajër ishin pjesë e jetës. Në shekullin XX, një familje e zakonshme suedeze e klasës punëtore me pesë fëmijë mund të jetonte në një dhomë dhe një kuzhinë, e cila u dyfishua si një dhomë ngrënie dhe dhoma gjumi. Shumë njerëz u strehuan me familje të tjera. Statistikat e banesave nga Stokholmi tregojnë se në vitin 1900, rreth 1.400 njerëz mund të jetonin në një ndërtesë të përbërë nga 200 banesa me një dhomë. Në këto kushte, nuk është çudi që sëmundjet përhapeshin. Njerëzit kishin një numër të madh fëmijësh jo vetëm për mungesë kontracepsioni, por edhe për shkak të rrezikut që jo shumë do të mbijetonin për një kohë të gjatë.

Siç vërejti Vilhelm Moberg, autori ynë i madh, që shkroi një histori të popullit Suedez: “Nga të gjitha aventurat e mrekullueshme të popullit Suedez, asnjë nuk është më e shquar dhe e mrekullueshme se kjo: që i mbijetoi të gjithave ata.”  Por në një shekull, gjithçka ndryshoi. Suedia kishte zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe shoqëror që kishin përjetuar ndonjëherë njerëzit e saj, dhe një nga më të shpejtat në botë. Midis 1850 dhe 1950 të ardhurat mesatare suedeze u rritën tetëfish, ndërsa popullsia u dyfishua. Vdekshmëria foshnjore ra nga 15 në 2 përqind, dhe jetëgjatësia mesatare u rrit për 28 vjet të pabesueshme. Një komb i varfër fshatar ishte bërë një nga vendet më të pasura në botë.

Shumë njerëz jashtë vendit mendojnë se ky ishte triumfi i Partisë Socialdemokrate Suedeze, i cili në një farë mënyre gjeti mënyrën e përsosur, që duke rritur të taksojë, mundi të shpenzojë dhe rregullojë Suedinë në një shpërndarje më të drejtë të pasurisë – pa dëmtuar kapacitetin e saj prodhues. Dhe kështu, Suedia, një vend i vogël me nëntë milion banorë në veri të Evropës – u bë një burim frymëzimi për njerëzit në mbarë botën që besojnë në zhvillimin dhe shpërndarjen e udhëhequr nga qeveria. Por ka diçka të gabuar me këtë interpretim. Në 1950, kur Suedia njihej në mbarë botën si histori e madhe suksesi, taksat në Suedi ishin më të ulëta dhe sektori publik më i vogël se në pjesën tjetër të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Vetëm atëherë, politikanët suedezë filluan të vjelin taksat dhe shpërndanin para në një shkallë të gjerë, d.m.th., duke rishpërndarë pasurinë që bizneset dhe punëtorët kishin krijuar tashmë. Sukseset më të mëdha sociale dhe ekonomike të Suedisë u zhvilluan kur Suedia kishte një ekonomi laissez-faire, dhe pasuria e shpërndarë gjerësisht i parapriu shtetit të mirëqenies.

Andres Chydenius

Në 1763 Anders Chydenius, një prift i ri nga Österbotten në Finlandë (në atë kohë pjesë e Suedisë), u ul për të shkruar kontributin e tij në një konkurs për ese. Pyetja që ai do të përgjigjej ishte më e rëndësishmja në Suedi në atë kohë: “Pse largohen kaq shumë njerëz nga Suedia?” Emigracioni ishte rritur dhe shihej si një problem i madh. Interpretimi i zakonshëm ishte se njerëzit ishin dembel dhe të babëzitur, dhe në vend që të merrnin përgjegjësi dhe të punonin shumë, ata tundoheshin nga premtimet për një jetë më të lehtë jashtë vendit.

Përgjigja e Chydenius ishte e kundërta. Nuk ka asgjë të keqe me emigracionin, shkroi ai. Problemi është sistemi shtypës dhe korruptiv që e bën të pamundur që njerëzit të qëndrojnë në Suedi dhe të ndërtojnë një jetë të mirë atje. Duke detajuar të gjitha abuzimet, rregulloret dhe taksat që shkatërruan mundësinë, Chydenius përvijoi një kritikë radikale laissez-faire të qeverisë Suedeze. Ai tregoi se privilegjet, kërkesat për licencë dhe ndalesat e tregtisë mbronin një aristokraci të vogël dembele dhe i ndalonin njerëzit e zellshëm që të ndërtonin fatin e tyre. Taksat e larta konfiskonin gjithçka që ata arritën të krijonin; dhe një sistem i i korruptuar i drejtësisë e bëri të pamundur që ata të fitonin kundër të fuqishmëve; dhe kufizimet në shtyp e bënë të paligjshme që ata të ankoheshin për to. “Atdheu pa liri dhe meritë është një fjalë e madhe dhe e pakuptim,” theksoi ai.

Sipas Chydenius të varfrit nuk ishin dembelë dhe pa ide por inteligjentë dhe që punojnë shumë – ata duhej të mbijetonin një klimë të ashpër dhe ekonomi të varfër. Problemi ishte se ata duhej ti kushtonin pjesën më të madhe të energjisë dhe shumë punë të palodhur për të shmangur rregulloret, taksat dhe korrupsionin. Prandaj, një gjë për të cilën ai luftoi me këmbëngulje ishte legjislacioni i klasave, i cili i detyroi të varfërit të punojnë për aristokratët dhe fermerët e mëdhenj, dhe i pengoi ata të ndryshojnë punëdhënësin ose të negociojnë mbi pagat.

Ai dëshironte një shtet minimal që garantonte “sigurinë e jetës dhe pronave “, me detyrën e vetme që të ishte parandalimi i “dhunës nga shtete të tjera dhe shtypjes brenda shtetit “. Përveç kësaj, qeveria nuk duhet të ndërhyjë. Madhësia e qeverisë dhe taksat duhet të ulen në mënyrë drastike. Tregjet dhe tregtia duhet të jenë plotësisht të lira. Ai kundërshtoi subvencionet edhe për sektorët ekonomikë që ai i vlerësonte, si bujqësia dhe peshkimi. Sipas Kideniusit, madje qeveria duhej t’i përmbahej Urdhrit të Shtatë – të mos vidhte. Fermerëve duhet t’u jepet të drejta të plota pronësore për tokën e tyre, dhe madje fshatarëve më të varfër duhet t’u jepet kontrolli i punës së tyre. Vendi duhet të hapë kufijtë e tij dhe t’i lejojë njerëzit të lëvizin lirshëm drejt Suedisë nga Finlanda. Njerëzit duhet të jenë të lirë të diskutojnë idetë dhe të krijojnë mendjet e tyre. Edhe në çështjet e fesë, ai mendoi se qeveria duhet të jetë liberale dhe të japë të njëjtat të drejta për të gjitha besimet. “Unë flas ekskluzivisht për fjalën e vogël, por të bekuar, lirinë,” përfundoi ai.

Nuk është ekzagjerim të thuash që Suedia përjetoi një revolucion liberal jo të dhunshëm midis 1840 dhe 1865. Çdokush mund të fillonte një biznes dhe të garonte lirshëm. Rregullat që kishin ndaluar zhvillimin e industrisë së drurit dhe hekurit ishin hequr. Suedia mori bëri një ligj të shoqërive aksionare që në vitin 1848. Bankat u lejuan dhe normat e interesit u lanë të lira. Imigrimi dhe emigracioni u lejuan (dhe më shumë se një milion suedez u larguan për në Amerikë). Shkollat ​​e vjetra që kishin për mision të bënin priftërinj ose shërbyes civilë të fëmijëve të elitës u zëvendësuan me një edukim praktik për të gjithë. Liria e shtypit dhe fesë u zgjeruan në mënyrë dramatike. Gratë fituan të drejtat për të zotëruar dhe trashëguar pronë, për të marrë një arsim dhe të bëjnë një karrierë.

Të ardhurat e punëtorëve në industri u rritën me rreth 25 përqind në dekadat midis 1860 dhe 1910, dhe jetëgjatësia u rrit me 12 vjet. Në total, fitimet reale u rritën me 170 përqind në ato pesëdhjetë vjet, shumë më shpejt se 110 përqind në pesëdhjetë vitet e ardhshme. Dhe deri në fund të shekullit, shpenzimet qendrore publike në Suedi ishin rreth 6 përqind e të ardhurave kombëtare.

Liberalizmi e kishte shndërruar Suedinë plotësisht. Një shoqëri që dikur kontrollohej rreptësisht – në të cilën të gjitha profesionet ishin të rregulluara plotësisht dhe tregtia me vendet e tjera ishte praktikisht e ndaluar – papritmas hapi digat e krijimtarisë që ishin shtruar me shekuj. Krijimtaria tani u shpërblye, nuk u penalizua. Tregjet e hapura dhe një minimum i rregulloreve nënkuptonin se kapitali mund të rrjedhë në idetë më të mira dhe kompanitë ishin të lira të punësonin dhe të fillonin zgjerimin. Tregtimet e vjetra ishin të mekanizuara, dhe Suedia tani mund të eksportonte atë që bëri më mirë në Britani dhe vendet e tjera, në këmbim të importeve që Suedia nuk mund të prodhonte gjithashtu.

Kjo epokë laissez-faire ishte mjedis i mirë për krijuesit dhe sipërmarrësit. Ajo krijoi një nga fjalët më të dashura në gjuhën suedeze: snilleindustrierna – “industri gjeniale”, që do të thotë bizneset e themeluara me një shpikje të zgjuar, ose zhvillimin e prodhimit në një shkallë masive dhe kryesisht për eksport. Pasi rruga ishte e qartë për huazimin, marrjen në punë, prodhimin dhe shitjen, rruga nga ideja në ndërmarrje të bazuar në ide, nga gjenialiteti në industrinë e gjeniut, u bë shumë e shkurtër.

Lëvizja liberale kishte pasur sukses, por u bë viktimë e suksesit të vet.

Më 1950 Suedia ishte një nga vendet më të pasura në botë. Barra totale e taksave ishte akoma vetëm 19 përqind e PBB-së – më e ulët se në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera të Evropës. Ajo nuk kaloi 30 përqind deri në vitin 1965. Ishte një ekonomi e hapur me një qeveri të vogël që prodhoi këto rezultate të mahnitshme, me një ndihmë të vogël për të qëndruar jashtë dy luftërave botërore

Po, Suedia sot ka një reputacion tjetër. Por kjo erdhi më vonë. Në vitet 1970, me arkat e mbushura nga bizneset e mëdha dhe kokat e mbushura me ide nga kthesa ndërkombëtare në të majtë, Social Demokratët filluan të zgjerojnë ndihmën sociale dhe rregullojnë tregun e punës. Shpenzimet publike pothuajse u dyfishuan midis viteve 1960 dhe 1980, duke u rritur nga 31 përqind në 60 përqind të PBB-së,  duke u shqoëruar nga taksat e larta.


Për një kohë Socialdemokratët mund të udhëtonin botën dhe të flisnin për mënyrën sesi ata ishin në gjendje të kishin një qeveri të madhe dhe të ardhura të larta – por vetëm për një kohë, sepse ky ishte edhe momenti kur modeli filloi të kishte probleme. Norma mesatare e rritjes u përgjysmua në 2 përqind në vitet 1970, duke rënë më tej në vitet ’80, dhe kjo ishte para krizës së madhe në vitet 1990. Valuta duhej të zhvlerësohej pesë herë për ta mbajtur industrinë konkurruese, gjithsej 45 përqind. Në 1990, një vit para një krize serioze ekonomike në Suedi, ndërmarrja private nuk kishte krijuar një punë të vetme neto që nga viti 1950, por sektori publik ishte rritur me më shumë se një milion të punësuar.

Ndërsa ekonomia e dijes dhe shërbimeve e bëri më të rëndësishme investimin në kapitalin njerëzor, nivelet e larta të taksave mbi të ardhurat personale ulën stimujt e individëve për të investuar në arsimimin dhe aftësitë e tyre. Përfitimet e mëdha për ata që nuk punonin shkatërruan etikën e punës dhe një vend me një nga popullsitë më të shëndetshme u bë një nga vendet me shumicën e njerëzve të sëmurë nga puna.

Aleanca midis qeverisë së madhe, bizneseve të mëdha dhe sindikatave e bëri Suedinë më pak fleksibël. Inkurajimi i investimeve në industri të mëdha funksionoi mirë, për sa kohë që kishte pak nevojë për inovacion. Sapo ndryshuan kushtet globale, sistemi u fut në telashe dhe mungesa e rritjes së bizneseve të vogla dhe të mesme u bë një problem i vërtetë. Kompanitë që ekzistuan nuk u rritën, pjesërisht për shkak të rreziqeve dhe kostove të rregullave që penguan pushimin nga puna të punëtorëve.

Kompanitë më të rëndësishme suedeze janë akoma ato që kanë lindur gjatë periudhës laissez-faire para Luftës së Parë Botërore. Në vitin 2000 vetëm një nga 50 kompanitë më të mëdha suedeze u themelua pas vitit 1970. Ndërkohë, shërbimet që mund të ishin bërë sektorë të rinj të rritjes së bizneseve private, si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, u monopolizuan dhe u financuan nga qeveria.

Nga 1975 në 2000, ndërsa të ardhurat për frymë u rritën për 72 përqind në Shtetet e Bashkuara dhe 64 përqind në Evropën Perëndimore, në Suedi u rritën për jo më shumë se 43 përqind. Në vitin 1970 Suedia ishte vendi i katërt më i pasur në renditjen e OECD-së me të ardhurat për frymë, në vitin 2000 Suedia kishte rënë në 14-të.

Nuk ishin politika socialiste që e kthyen Suedinë në një nga vendet më të pasura në botë. Kur Suedia u pasurua, ajo kishte një nga ekonomitë më të hapura dhe të parregulluara në botë, dhe taksat ishin më të ulëta se në Shtetet e Bashkuara dhe në shumicën e vendeve të tjera perëndimore. Social Demokratët mbajtën të paprekur shumicën e këtyre politikave deri në vitet 1970, kur menduan se themelet e shkëlqyera – pasuri e paparë, një etikë e fortë pune, një forcë pune e arsimuar, industri eksportesh të klasit botëror dhe një burokraci relativisht e sinqertë – ishin aq të qëndrueshme sa qeveria mund të taksojë dhe të shpenzojë dhe të ndërtojë një shtet bujar të mirëqenies me to.

Ata nuk mundën. Të paktën jo pa kosto. Sepse ajo gjendje e mirëqenies filloi të gërryente kushtet që e kishin bërë modelin të zbatueshëm në radhë të parë. Dhe vendi i katërt më i pasur u bë i 14-ti më i pasur brenda tre dekadave.

Liberalizmi dhe jo socializmi duhet të jetë mësimi i Suedisë për pjesë të tjera të botës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.