The news is by your side.

Si u raportua akuza ndaj Thacit nga Der Spiegel, Bloomberg, FT dhe Whashington Post?

Në këtë përmbledhje analitike mundohemi të shpjegojmë qëndrimet e mbajtura nga gazetat kryesore ndërkombëtare në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës. Në analizë shihen qëndrime të ndryshme nga gazetat Amerikane, Brtianike dhe Gjermane për këtë rast.

Gazeta Gjermane “Der Spiegel” titullon artikullin kryesor: “Frenohet Gjarpëri” duke iu referuar Hashim Thacit.  Po ashtu ajo ngre pyetjet përse tani dhe cfarë do të thotë kjo për të deleguarin e Trump Grenell? Artikulli i “Der Spiegel” thekson faktin se marrëveshja në Uashington do të bëhej pikërisht për “publicitet disa muaj para zgjedhjeve” duke anashkaluar BE-në. Gazeta thekson se marrëveshje për shkëmbim territoresh është kundërshtuar prej kohësh nga Merkel. Por po ashtu “Der Spiegel” pranon se BE ka dështuar prej kohësh në Ballkan dhe ishte ndjekëse e veprimeve të Uashingtonit prej fillimit të viteve 1990. Fundi i shkrimit tregon se cfarë do që të ndodhi Brukesli dhe Uashingtoni ka humbur njërin prej dy bashkëbiseduesëve të saj ( duke iu referuar Vucicit dhe Thacit).

Nga ana tjetër gazetat amerikane kanë një qasje tjetër. Bloomberg në analizën e saj thotë se “bisedimet e Uashingtonit janë tashmë në dyshim dhe kjo i jep hapsirë BE-së për të udhëhequr negociatat dhe njëherë. Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE midis fqinjëve të Ballkanit ngecën në vitin 2018, por blloku dëshiron t’i ringjallë ato në një përpjekje konkurruesë ndaj SHBA. Thaçi muajin e kaluar tha se ishte në favor të udhëheqjes amerikane.” Në një artikull tjetër Bllomberg shprehet se : “Diplomatët e Bashkimit Evropian janë të zemëruar që Presidenti Donald Trump i la jashtë në bisedimet e pritura mes Serbisë dhe Kosovës në Uashington, duke pasur frikë se  interesat e BE-së nuk do të merren parasysh. Sipas shkrimit Grenell kërkonte të kishte një fitore të shpejtë për shefin e tij”.

Uashington Post në analizën e saj tregon se Trump ka patur pak interes për Europën gjatë presidencës së tij dhe aq më pak për Ballkanin. Strategjia e tij për të ndjekur një diplomaci të shkëptur nga Franca dhe Gjermania tregon një linjë krejtësisht të re mes aletatëve Europian dhe Amerikanë duke bërë konfuzë si Kosovarët ashtu dhe Serbët. Pikërisht kjo divergjencë do të ngadalsojë një marrëveshje e jo ta përshpejtojë atë. Sipas analizës së WP Presidentët Clinton, Bush dhe Obama kërkonin që të gjitha shtetet e Ballkanit të bëheshin pjesë e NATO-s dhe BE-së për të garantuar sigurinë e tyre territoriale. Po ashtu diskutimi për rishikimin e territoreve është një qasje e gabuar që minon sigurinë në Ballkan. Ndër të tjera artikulli thotë se Trump ka qënë në marrdhenie më akomoduese me Vucic dhe më kërcënuese ndaj lidërve të Kosovës duke prishur një miqësi të mirë mes dy popujve. Roli i SHBA, vazhdon artikulli, është akoma më i rëndësishëm tani që Rusia dhe Kina po luajnë për të përcarë BE-në dhe Ballkani është një ndër fushat ku po luhet.

Ndërkohë gazeta ditore “The Guardian” raporton kryesisht për pjesën proceduriale të akuzës ndaj Thacit. Detajet e raportimit të tyre duket se i japin pak rëndësi marrëveshjes së pritur në Uashington duke shtuar vetëm një fjali në fund të artikullit pa i dhënë rëndësinë e duhur vendimit për hapjen e hetimeve ndaj Thacit në kontekstin e marrëveshjes bilaterale. Në të njëjtën analizë është dhe Financial Times duke shpejguar në detaje kronologjinë e akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë dhe duke i dhënë pak rëndësi kontekstit kur është bërë kjo akuzë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.