The news is by your side.

Si u bë Kina mrekulli ekonomike e botës?

Kinës iu deshën më pak se 70 vite për të kaluar nga izolimi dhe të shndërrohet në një nga fuqitë më të mëdha ekonomike botërore. Teksa vendi po feston përvjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ne do të shikojmë se si transformimi i këtij vendi shpërndau një pasuri të paprecedentë dhe thelloi pabarazinë përgjatë gjigantit aziatik.

“Kur Partia Komuniste erdhi në pushtet në Kinë, vendi ishte shumë shumë i varfër,” thotë shef ekonomisti i DBS për Kinën, Chris Leung. “Nuk kishte partnerë tregtie, nuk kishte marrëdhënie diplomatike, ata po mbështeteshin vetëm tek aktiviteti i brendshëm ekonomik.”

Përgjatë 40 viteve të fundit, Kina ka prezantuar një seri reformash kyçe tregtare për të hapur rrugë tregtie dhe rrjedha investimesh, si përfundim nxori qindra miliona njerëz nga varfëria.

Në vitet ’50 ndodhi një nga katastrofat më të mëdha njerëzore të shekullit të 20-të. Përparimi i Madh ishte përpjekja e Mao Zedong që të industrializojë shpejtazi ekonominë rurale të Kinës, por dështoi dhe 10 deri në 40 milionë njerëz vdiqën mes viteve 1959-1961, humbjet më të madhe njerëzore në histori.

Kjo u pasua ndërprerjen ekonomike të Revolucionit Kulturor në vitet ’60, një fushatë të cilën Mao e nisi për të pastruar Partinë Komuniste nga rivalët e saj, por përfundoi duke shkatërruar shumicën e fabrikave sociale të vendit.

Panairi i botës

Megjithatë pas vdekjes së Mao në vitin 1976, reformat e drejtuara nga Deng Xiaoping filluan të riformojnë ekonominë. Fshatarët u lejuan qqë të kishin fermat e tyre, duke përmirësuar standartet e jetesës dhe duke lehtësuar mungesën e ushqimeve.

Dera ishte e hapur për investimet e huaja dhe SHBA-të dhe Kina rivendosën lidhjet diplomatike në vitin 1979. Të nxitur nga përfitimet e tregut të lirë të punës dhe qeratë me kosto të ulët, investitorët derdhën paratë e tyre në Kinë.

“Nga fundi i viteve ’70 dhe në vijim, ne kemi parë atë që lehtësisht mund të quhet mrekullia ekonomike më mbreslënëse e çdo ekonomie në histori,” thotë David Mann, shefi i ekonomisë globale në Standard Chartered Bank.

Përgjatë viteve ’90, Kina filloi të shënojë norma rritjeje të shpejtë dhe bashkimi në Organizatën Botërore të Tregtisë i dha asaj një shtysë tjetër. Barrierat tregtare dhe tarifat me vendet e tjera u ulën dhe shumë shpejt mallrat kineze ishin kudo.

“ U shndërrua në panairin e botës,” thotë z. Mann. Merrni në konsideratë këto shifra nga Shkolla e Ekonomisë në Londër. Në vitin 1978, eksportet shënonin 10 miliardë dollarë, më pak se 1 % e tregtisë botërore. Në vitin 1985, ata arritën në vlerën e 25 miliardë dollarëve dhe në më pak se dy dekada më vonë, eksportet u vlerësuan në 4.3 trilionë dollarë, duke e bërë Kinën vendin më të madh eksportues në mallra.

Tkurren normat e varfërisë

Reformat ekonomike përmirësuan gjendjen ekonomike të qindra miliona qytetarësh kinezë. Banka Botërore thotë se më shumë se 850 milionë njerëz u nxorën nga varfëriva dhe vendi është pranë eleminimit të varfërisë absolute në vitin 2020. Në të njëjtën kohë, normat e edukimit janë rritur. Standart Chartered ka projektuar se deri më 2030, rreth 27 % e fuqisë punëtore kineze do të ketë kryer universitetin, që është pothuajse i njëjti nivel me Gjermaninë e sotshme.

Rritja e pabarazisë

Megjithatë, frytet e suksesit ekonomik nuk janë përhapur njësoj përgjatë popullsisë kineze prej 1.3 miliardë banorësh. Shembuj të pasurisë ekstreme dhe rritjes së një klase të mesme ekzistojnë përgjatë komuniteteve të varfëra rurale. Pabarazia është thelluar, më së shumti në ndarjen rurale-urbane. “Ekonomia në tërësi nuk është e përparuar, ka divergjenca të mëdha në pjesë të ndryshme,” thotë z. Mann.

Banka Botërore thotë se të ardhurat për person në Kinë janë ende të një vendi në zhvillim dhe më pak se një e katërta e ekonomive të avancuara. Të ardhurat mesatare vjetore të Kinës janë pothuajse 10 mijë dollarë për person, sipas DBS, krahasuar me rreth 62 mijë dollarë në SHBA-të.

Ngadalësimi i rritjes

Tashmë, Kina po hyn në një epokë të një rritjeje më të ulët. Për shumë vite është përpjekur që të devijojë varësinë nga eksportet drejt konsumit. Sfida të reja janë shfaqur përfshirë një kërkesë më të dobët globale për mallrat e saj dhe lufta e zgjatur tregtare me SHBA-të. Presionet e ndryshimeve demografike dhe një popullsi në plakje zbehin gjithashtu panoramën e vendit.

Megjithatë, edhe nëse shkalla e rritjes ekonomike së Kinës bie në 5 deri në 6 %, vendit do të mbetet sërish motori më i fuqishëm i rritjes ekonomike botërore. “Me atë ritëm, Kina do të përbëjë sërish 35 % të rritjes globale, që është kontributi më i madh i vetëm në krahasim me çdo vend tjetër, tre herë më e rëndësishme për rritjen globale se sa SHBA-të, thotë z. Mann.

Fronti ekonomik i radhës

Gjithashtu, Kina po gdhend një front të ri në zhvillimin ekonomik global. Kapitulli i radhës i Kinës në ndërtimin e kombit është shpalosja e një vale të re financimesh në projektin masiv të infrastrukturës globale, e quajtur BRI.

E ashtuquajtura Rruga e Re e Mëndafshit synon të lidhë pothuajse gjysmën e popullsië botërore dhe një të pestën e GDP-së globale, duke vendosur lidhje tregtare dhe investuese që zgjaten nëpër botë.

/ Burimi: BBC

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.