The news is by your side.

Si krijohet një sipërmarrje 3 mld dollarëshe?

Alan Fuerstman është mishërimi i ëndrrës amerikane. Ai është themeluesi i Resorteve dhe Hoteleve Montage, një kompani luksoze hotelesh dhe resortesh me bazë në Kaliforni, e cila zotëron një portofol me vlerë 3 miliardë dollarë. Ai u listua në 100-shen e Haute, fitoi çmimin e Ernst & Young si sipërmarrësi i vitit, shërben në borde konsulence dhe kontribuon në komunitetin e tij përmes bamirësisë. Ai është i martuar, ka katër fëmijë dhe mbase zotëron një shtëpi të bukur që mund të ketë edhe një gardh me hunj të bardhë.

Nuk ishte gjithmonë kështu. Përpara se Fuerstman të ishte një histori amerikane suksesi, ai ishte një djalosh nga Neë Jersey që punonte si roje në Mariott. Pra, cili ishte sekreti i suksesit të tij? Në intervistat përgjatë viteve, Fuerstman ka folur për historinë e jetës së tij, etikën e punës dhe stilin e menaxhimit. Më poshtë janë disa mësime që mund të nxjerrim nga historia e tij.

1. Fitimi i eksperiencës në moshë të hershme

Shumica e njerëzve mund të ta thonë punën e parë që kanë bërë dhe në shumicën e rasteve nuk është një punë e mrekullueshme. Rasti i Fuerstman nuk përbën një përjashtim. Si një roje që punonte fundjavave, siç vetë ka thënë kohët e fundit, ai telefononte taksi për mysafirët, ngarkonte bagazhet dhe hiqte dëborën nga xhami i përparëm i makinave gjatë dimrit. Kjo i mësoi atij së si t’u shërbente njerëzve, thotë ai, dhe është e sigurt që është i zoti në këtë punë. Shumë shpejt atij iu kërkua që të punonte më tepër aty.

2. Të mos refuzosh më shumë punë

Shumë gjimnazistë do kishin turfulluar për të punuar më shumë orë. Kjo gjë mund t’i shpërqendronte nga aspekti akademik i jetës. Mund të ndikonte në aspektin sportiv, në rastin e Fuerstman në lojën e tenisit. Mund të nënkuptonte që do të kalojnë më pak kohë me miqtë, duke parë Netflix apo duke luajtur Fortnite.

Këto kundërshtime janë të paarsyeshme. Por Fuerstman nuk veproi ashtu. Ai vazhdoi të studionte e të luante tenis, por gjithashtu gjeti kohën që të punojë katër ose pesë netë në javë në hotel, plus fundjavave. Shumë shpejt, ai u ngrit në detyrë për t’u bërë recepsionist.

3. Të marrësh punën seriozisht

Shumica e njerëzve kanë bërë punë të mundimshme. Shumë prej nesh bëjmë punë të tilla për të paguar çeqet dhe ëndërrojmë punën tonë të ardhshme. Ky është një gabim dhe shumë njerëz të suksesshëm e thonë këtë gjë.

Melanie Whelam, CEO e SoulCycle, thotë se të diplomuarit nga kolegjet duhet që të ndalojnë së menduari për të ardhmen dhe t’i përvishen punës. Do të mësosh më shumë nga sa mendon, thotë ajo. “Gjej një punë dhe puno fort,” tha ajo për The New York Times në një intervistë.

Ka shumë gjëra për të mësuar në çfarëdo lloj pune, kështu që mos u streso shumë se çfarë pune është apo ku është kjo punë. Vetëm prano një punë, ul kokën, puno fort dhe ngri dorën për çdo gjë që dikush ju kërkon që të bëni.

Fuerstman tha në një intervistë se i mori punët si roje dhe portier shumë seriozisht. Aq seriozisht saqë mori vëmendjen e Bob Small, një njeri i cili shumë shpejt u bë shefi ekzekutiv i hoteleve Fairmont dhe mentori i Fuerstman.

4. Nuk është e nevojshme të studiosh për drejtësi

Pasi u diplomua në kolegj, shumë të rinj nisin sërish një shkollë tjetër. Disa shkojnë në shkollë për mjekësi, disa për drejtësi etj. Shumë prej tyre e bëjnë këtë gjë sepse nuk janë të sigurt se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre.

Fuerstman ndjeu të njëjtën tërheqje. Plani i tij ishte të studionte për drejtësi pas intershipit me një senator të ri të SHBA-ve nga Delaware të quajtur Joe Biden. Por Bob Small, i cili po hapte një resort në Mirage, Kaliforni, i bëri një pyetje të thjeshtë. “Vërtet do të bëhesh një avokat?” e pyeti Small. Me sa duket jo. Small i ofroi Fuerstman një punë me orar të plotë, të cilën ai e pranoi.

5. Të mësosh për biznesin

Fuerstman tha se ai e pranoi mundësinë që iu dha për të mësuar mbi biznesin e hotelerisë. Si të udhëheqësh stafin, si të ruash stoqe me ushqime dhe pije, si të sigurohesh që të mos bien forcat në fundjava me shumë punë dhe në pushime. Ai u regjistrua në programin trajnues për menaxhimin të Marriott dhe së shpejti u bë menaxher në Newport Beach Marriott. Në atë kohë ai ishte vetëm 22 vjeçar. Shumë shpejt ai u rekrutua për t’u bërë menaxher i përgjithshëm i një resorti në Arizona.

6. Të mësosh psikologjinë e udhëheqjes dhe të shërbimit

Në vitin 2007, pasi u titullua si Ekzekutivi i Vitit për Resorte, Fuerstman e diskutoi stilin e tij menaxhues me The New York Times. Në intervistë, ai shpjegoi se si ishte në gjendje që të mbante punonjësit në një fushë më një përqindje të lartë dorëheqje nga puna. Një nga arsyet, citon ai është një theksim i korporatës për mundësitë edukuese dhe udhëheqjes për stafin, i cili u lejon atyre që të rriten, të ndihen të plotësuar dhe t’u shërbejnë më mirë mysafirëve.

Shumica e trajnimeve përfshijnë punonjës “mirënjohës dhe të përulur” që mund të ofrojnë shërbim cilësor. Punonjësit që ofrojnë një shërbim të mirë për mysafirët jo vetëm që dallohen,

por edhe shpërblehen. “Është psikologji e thjeshtë,” tha Fuerstman për Times, “njerëzit angazhohen më shumë që të jenë të sjellshëm kur vlerësohen për këtë gjë.”

7. Të grumbullosh kapital dhe të ndërmarrësh rreziqe

Pas shumë viteve duke punuar në biznesin e hotelerisë dhe duke drejtuar resorte, Fuerstman vendosi që të ndërtonte biznesin e tij. Megjithatë, kjo kërkonte një financim të madh. Fatmirësisht, vizioni dhe eskperienca e Fuerstman i lejuan që të tërheqë mjaftueshëm investitorë për të mbledhur kapitalin e nevojshëm.

Sigurisht që kjo sipërmarrje ishte një rrezik serioz, por ishte një nga ato rreziqe që shpërblejnë. Sot, kompania Montage ka tetë hotele dhe resorte, me 9 të tjerë që do të hapen deri më 2021. Në vitin 2017, Fuerstman nisi Pendry Hotels, një zinxhir i luksit të ri që ka një dizenim të vizionar.

/ Burimi: Foundation for Economic Education

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.