The news is by your side.

Si do të jetë ekonomia amerikane nën drejtimin e Biden?!

Joe Biden, tashmë fituesi zyrtar i zgjedhjeve presidenciale amerikane, do të trashëgojë një ekonomi të rrënuar nga pandemia, por që po tregon shenja rimëkëmbjeje. Sipas të dhënave, agjenda ambicioze ekonomike e zotit Biden do të përballet me pengesa në një Kongres të ndarë përgjatë linjave partiake.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden në zgjedhjet e 59-a që u mbajtën më 3 nëntor në fjalimin e fitores deklaroi se ai do të jetë një president që do të punojë për bashkimin dhe jo ndarjen e kombit.

Njerëzit e këtij kombi kanë folur, ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse, një fitore për ne, njerëzit” -i tha Biden një turme mbështetësish në Chase Center në Wilmington, Delaware.

“Unë zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë, i cili nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete blu, sheh vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”, shtoi ai në fjalimin që e mbajti bashkë me Kamala Harris me origjinë nga India dhe Karaibet, e cila u zgjodh ndihmës presidente.

Tregjet e aksioneve amerikane u ngritën pas parashikimeve se demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale. Analistët financiarë thonë se investitorët do të kenë edhe më shumë besim nëse republikanët mbajnë shumicën e Senatit. Dan Geltrude është profesor i financës në Universitetin Shtetëror Montclair.

“Tregu i aksioneve do një qeveri të ndarë për faktin se gjërat janë të parashikueshme. Sepse jo shumë gjëra mund të ndryshojnë kur ke një qeveri të ndarë.”

Vazhdimi i rimëkëmbjes së ekonomisë është i lidhur ngushtë me përparimet në luftën kundër pandemisë. Ndërsa rastet e koronavirusit janë shtuar, gjithashtu janë raportuar rezultate premtuese të provave për vaksina. Ekonomistët thonë se do të jetë një sfidë për administratën Biden kthimi në kushtet ekonomike para goditjes nga pandemia. James W. Hughes është profesor ekonomie në Universitetin Rutgers dhe jep mendimin e tij:

“Akoma jemi në një gropë të thellë ekonomike. Duhen rikuperuar 10 milionë vende pune që të kthehemi tek situata para shkurtit, dhe pritshmëritë janë që kjo të ndodhë në vitin 2022.”

Gjatë fushatës, zoti Biden premtoi rritje taksash për korporatat dhe të pasurit për të financuar nisma në kujdesin shëndetësor, arsim, mjedis dhe infrastrukturë.

Sipas ekonomistëve rritja e taksave nuk është gjëja më e mirë për ekonominë. Por planet për infrastrukturën do të jenë ato që do të kthejnë njerëzit në punë.

Ka të ngjarë që zoti Biden të përqendrohet fillimisht tek masat e stimulimit ekonomik. Para pandemisë, Amerika gëzonte një zgjerim ekonomik 10-vjeçar, me paga në rritje dhe rënie të papunësisë në nivele historike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.