The news is by your side.

Shteti në vështirësi financiare: 53 milionë euro borxhe

Me ardhjen në pushtet në vitin 2013 Kryeministri Rama u betua se nuk do krijoheshin më detyrime të papaguara nga ana e institucioneve publike. Për këtë arsye mori dhe borxh 330 milionë euro nga FMN dhe nënshkroi një marrëveshje me ta që zgjati deri në vitin 2017. Që atëherë borxhet e krijuara janë rritur. Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të tremujorit të parë 2020 detyrimet e prapambetura të institucioneve arritën në total rreth 53 milionë euro ku rreth 22 për qind e këtij stoku janë detyrime të krijuara në janar-mars 2020 kurse pjesa tjetër të mbartura nga viti i kaluar.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura i takojnë atyre që duhet të paguhen për llogari të individëve, që kanë fituar gjyqe pasi janë larguar pa të drejtë nga pozicioni i punës. Vetëm për vendime gjyqesh janë 4 miliardë detyrime.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se nga institucionet bartëse të detyrimeve  pjesa më e madhe i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me 1.7 miliardë lekë në total apo rreth 34 për qind të gjithë stokut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.