The news is by your side.

Shteti ndëshkon HEC-et/ 600 milionë dollarë investimet

Shteti të thërret në investim me paketa incentivuese e më pas të godet po me forcën e ligjit në mënyrë të njëanshme. Kjo nuk ndodh vetëm me qytetarët e bizneset e vogla por edhe me investime të mëdha strategjike sic është sektori energjetik. Së fundmi qeveria ka marrë një vendim për të ulur me 10% çmimin me të cilën e blen energjinë nga HEC-et private duke sjellë konfuzion e problematika të mëdha ndërsektoriale. Pasi HEC-et janë ndërtuar me një plan biznesi të paracaktuar dhe kanë marrë hua bazuar në këto kontrata. Por ndryshimi i çmimit çon në dështim të shumë operatorëve.

Shoqata e Energjisë së Rinovueshme, ajo e Investitorëve të Huaj, Konfindustria Italiane dhe Dhoma Italiane e Tregtisë i kërkojnë qeverisë që të mos zbatojë vendimin e marrë dy javë më parë, i cili ul çmimin e energjisë që OSHEE u blen hidrocentraleve të vegjël.

Sipas tyre vendimi ul me 10% çmimin që ata shesin energjinë për Operatorin e Shpërndarjes duke krijuar vështirësi financiare për ta.

Ata thonë se problemet e këtij vendimi nëse nuk anulohet do të shtrihen edhe në sektorin bankar, ku ata kanë marrë kredi për të investuar në këtë fushë.

Shoqata e Energjisë së Rinovueshme sqaron se në total janë 600 milionë Euro investime dhe kërcënon se nëse nuk ka kthim pas kjo faturë do të kërkohet të shlyhet nga shteti shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, ndërsa bën thirrje për dialog mes prodhuesve dhe Minsitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.