The news is by your side.

Shtetet do të sillen njësoj si shqiptarët në rradhët e bukës gjatë komunizmit

Sjellja nacionaliste e shteteve për të parët në akses për vaksinën e COVID-19 është përtej normave të njohura në kohë paqe. Në prill SHBA kapi një anjë që transportonte maska drejt Gjermanisë dhe i konfiskoi ato për ti cuar drejt vendit të vetë. Në atë kohë qeveria gjermane e quajti sjellje “priatësh” atë të qeverisë Amerikane. Kjo e fundit tha se “na duhen këto maska për përdorim të brendshëm”. Sot shtetet e mëdha po sillen po njësoj në luftën për akses ndaj vaksinës që po prodhohet për COVID-19. Në maj SHBA investoi 1 miliardë dollarë në kompaninë ASTRAZeneca që po mundohet të prodhojë vaksinën me Universitetin e Oksfordit. Kompania Suedeze-Britanike po mundohet të prodhojë 2 miliardë doza prej të cilave menjëherë 400 milionë do të blihen nga SHBA dhe Mbretëria e BAshkuar. Nga ana tjetër 843 milionë euro është vlera që BE ka investuar në të njëjtën kompani në rast se vaksina është efikase. Ndërkohë shteti Kandadez ka investuar në një kompani kineze për të bërë testet e para të vaksinës gjatë verës.  Profesori Ian Gldin i specializuar për mardhënie ndërkombëtare thotë se është e rrezikshme që shtetet po përfshihen në biznesin e vaksinës dhe në kontrollin e saj. Sipas tij “ nuk është e drejtë që shtetet e pasura të kenë ekskluzivitet për të mbrojtur qytetarët e saj përpara qytetarëve të varfër. Pasi për sa kohë virusi është prezent në një pjesë të globit do të jetë pjesë dhe në shtetet e pasura. Sipas OBSH janë mbi 160 vaksina sot në botë që janë duke u zhvilluar. Është një luftë me kohën ku kush del i pari ka potencialisht një treg miliarda euroshe të garantuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.