The news is by your side.

Shqipërisë i shtohen rreth 16 mijë pensionistë çdo vit- kosto e tyre 13 miliardë lekë

Reforma e pensioneve dhe skema e përllogaritjes apo përfitimit të saj prej kohësh ka qënë një tematikë e shumëdiskutuar. Në një kohë kur herë pas here bëhen ndyrshime të shumta, mosha e daljes në pension sa vjen edhe rritet. Megjithatë duket se përveç kësaj, numri i pensionistëve rritet gjithashtu.

Sipas përllogaritjeve të kryera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, projektohet që gjatë tre viteve të ardhshme, deri në 2022-shin, numri i pensionistëve që do të përfshihen në skemën e sigurimeve shoqërore, pritet të arrijë në 48 mijë persona. Thënë kjo, mesatarisht çdo vit 16 mijë pensionistë të rinj i shtohen skemës në fjalë.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave bën me dije se aktualisht sistemi siguron të ardhura pensioni për rreth 744-792 mijë persona. Ata janë përfitues të një pensioni publik, suplementar apo dhe të ardhura të tjera të kategorive të veçanta, përcaktuar me ligj.

Por numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet të arrijë mbi 820 mijë persona ose një rritje prej 4 % më shumë se viti aktual. Shtuar këtu edhe faktin se 48 mijë pensionistë do i jenë shtuar skemës deri në fund të 2022-shit, Ministria e Financave vlerëson se mbulimi i efekteve financiare ka një kosto rreth 13 miliardë lekë ose 105 milionë euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.