The news is by your side.

Shqipëria dhe Kosova në zi kombëtare për viktimat e tërmetit

Tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Durrësit ka pasur pasoja fatale. Goditja prej 6.4 ballësh të shkallës Rihter ka shembur shumë ndërtesa dhe rrënojat kanë bllokuar shumë njerëz. Ekipet e kërkim- shpëtimit vazhdojnë operacionet për gjetjen e të humburve dhe nxjerrjen e të bllokuarve, ndërkohë që deri tani bilanci i viktimave ka arritur në 26. Pikërisht për nder të tyre, dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare. Flamujt kombëtarë janë ulur në gjysmështizë.

Nga ana tjetër, edhe Kosova e ka shpallur ditën e sotme zi kombëtare, në shenjë nderimi për viktimat dhe solidarizimi me të prekurit e tërmeteve në Shqipëri.

Si pasojë e tërmetit, mbi 650 persona të tjerë janë plagosur dhe rreth 45 janë shpëtuar dhe është arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat. Megjithatë shumë pallate u shembën dhe bilanci i të humburve ngelet i lartë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.