The news is by your side.

Shpiket lëkura e parë artificiale e ndjeshme

Lëkura artificiale po bëhet gjithnjë e më njerëzore: tashmë ajo mund të ndiejë dhimbje, duke reaguar pothuajse menjëherë, ashtu si lëkura jonë natyrale, sipas provave të kryera mbi një prototip të zhvilluar në Australi, në laboratorët e Universitetit Rmit në Melburn.

Studimi është botuar në revistën “Advanced Intelligent Systems”. “Ne kemi nevojë për zhvillime të mëtejshme për të integruar këtë teknologji në aplikime bio-mjekësore, por bazat, pra bio-përputhshmëria dhe elasticiteti i ngjashëm me lëkurën, janë tashmë aty” -shpjegon koordinatori i studimit, Madhu Bhaskaran.

“Lëkura është organi ynë më i madh ndijor, me karakteristika të ndërlikuara, të zhvilluara për të dërguar një breshëri sinjalesh paralajmëruese kur diçka na dëmton. Përmes lëkurës ne vazhdimisht i perceptojmë gjërat përreth nesh, por reagimi ndaj dhimbjes shkaktohet vetëm në një pikë të caktuar, për shembull kur prekim diçka shumë të nxehtë ose shumë të mprehtë. Asnjë teknologji elektronike nuk ka qenë në gjendje të imitojë ndjeshëm ndjesinë njerëzore të dhimbjes, të paktën deri më tani. Lëkura jonë artificiale reagon menjëherë kur presioni, nxehtësia ose i ftohti arrin një prag të dhimbshëm”, shtoi ai.

Për të arritur këtë, studiuesit kombinuan tri teknologji: Elektronikën elastike, e cila bëri të mundur krijimin e një pajisje elektronike që vishet, transparente, të pathyeshme dhe po aq të hollë sa një ngjitëse. Veshjet e ndjeshme ndaj temperaturës, një mijë herë më e hollë se një qime dhe e bazuar në materiale që transformohen në bazë të nxehtësisë. Së fundi, qelizat e kujtesës elektronike, të cilat imitojnë mënyrën se si truri ruan dhe rikujton informacionin e ruajtur më parë.

Në këtë mënyrë lëkura elektronike është në gjendje të reagojë ndaj ndjesisë së dhimbshme me një shpejtësi të krahasueshme me atë me të cilën sinjalet nervore udhëtojnë nga lëkura natyrale në tru.

Leave A Reply

Your email address will not be published.