The news is by your side.

SHISH në alarm paratë e pista po investohen në ndërtim

Sipas Shërbimit Informativ Shtetëror , SHISH, në vendin tonë, një sasi e konsiderueshme e parave “të pista” e ka origjinën nga aktiviteti kriminal ndër vite i individëve dhe grupeve të përfshira. Të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në vijimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në biznese të ligjshme. Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj. Zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar.

Ndër aktivitetet më të përhapura të krimeve në ekonomi evidentohen mashtrimet në fushën e taksave dhe doganave, hartimi i faturave fiktive të shit-blerjes, krijimi i operatorëve ekonomikë fiktivë, kontrabanda e mallrave të akcizës, pastrimi i parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal. Faktorë favo- rizues evidentohen korrupsioni dhe niveli i informalitetit në ekonomi. Pavarësisht përpjekjeve serioze për reduktimin e informalitetit nëpërmjet modernizmit të shërbimeve dhe rritjes së ndëshkueshmërisë, mbetet problematikë shqetësuese, që vështirëson procesin e identifikimit të të ardhurave me origjinë të paligjshme dhe sekuestrimin apo konfiskimin e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.