The news is by your side.

Shfaqjet Teatrale do të jepen online

Shumë vende të Europës, për shkak të mbylljes së bizneseve nga pandemia e COVID-19, kanë filluar të aplikojnë metodën e transmetimit të shfaqjeve në platformën online. Hungaria është një prej shteteve që ka filluar të japë shfaqjet e teatrove në internet.

“Mundësia që na jepet për të regjistruar një pjesë të repertorit tonë dhe për ta transmetuar atë online, përbën për ne ndryshimin mes jetës dhe vdekjes” – shprehet Daniel Berzsenyi, drejtor i teatrit.

Ekzistojnë programe që u mundësojnë teatrove apo çdo lloj biznesi të ngjashëm të operojnë në platformën online dhe të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre pa pengesa si pandemia. Shumë teatro në Budapest kanë investuar në projekte të tilla, ku punonjësit mund të shesin bileta, të transmetojnë dhe regjistrojnë shfaqjen.  

“Gjatë verës bëra një turne të vogël nëpër teatro, ku u përpoqa të vë në zbatim shërbimin tonë. Më kanë refuzuar në shumë vende, duke më thënë se ishte e pamundur ta përçoja përvojën e teatrit në internet. Tani kjo situatë ka marrë një kthesë tjetër, teatrot po vijnë tek ne”, thotë Mark Radnay, drejtor i “TheatreTV.com”

Një organizim i tillë, ku teatrot i transmetojnë performancat e tyre online, ka filluar të tërheqë një audiencë gjithnjë e më të madhe. Transmetimi në internet i një komedie muzikore të njohur hungareze ka tërhequr më shumë se 10 mijë shikues. Shumë teatro po fillojnë të limitojnë numrin e shikuesve online.  

“Me një transmetim në internet është e mundur të kalosh shumë mirë në shtëpi dhe shfaqje të njohura ose interesante e bëjnë këtë rregullisht. Teatri vendos nëse dëshiron të limitojë numrin e shikuesve, që është vendim logjik. Kjo pasi nuk do të konsumohet audienca që mund të kthehet në teatro pas pandemisë”, tregon Gergely Legradi, drejtues i “E-Theatre”.

Për shkak të pandemisë, teatrot, por jo vetëm, kanë gjetur një audiencë të re e cila nuk ka mundësi të ndjekë shfaqjen e drejtëpërdrejtë në skenë. Këta persona janë të gatshëm të paguajnë për performancën në internet.

“E gjitha kjo filloi si një zgjidhje teknike për të mbajtur gjallë teatrot gjatë pandemisë, por tashmë për shkak të suksesit të madh, duket se shfaqjet online do të qëndrojnë edhe pasi coronavirusi të ketë ikur”, tregon Gabor Tanacs. Urojmë që dhe në Shqipëri të mundësohen shfaqje teatrale online, në mënyrë që të mos humbim prodhimet më të fundit dhe të argëtohemi më shumë në ambientet e shtëpisë

Leave A Reply

Your email address will not be published.