The news is by your side.

SHBA po shqyrton heqjen nga bursa të kompanive kineze

Shtëpia e Bardhë raportohet se po merr në shqyrtim të heqë kompanitë kineze nga tregu i aksioneve në SHBA si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të tkurrur investimet amerikane në Kinë. Gjithashtu SHBA-të po shikojnë mundësinë për të limituar fondet qeveritare të pensionimit që të marrin pjesë në tregjet kineze.

Diskutimi vjen në mesin e një armëpushimi të tensionuar të luftës tregtare mes dy vendeve. Tregu i aksioneve të SHBA-ve ra pas këtij lajmi, të cilin Bloomberg e raportoi së pari. Aksionet e kompanive kineze të listuara në SHBA-të, të cilat përfshijnë emra të mëdhenj si Alibaba dhe JD.com, gjithashtu ranë mprehtazi pas raportimeve. Alibaba ra me 5 % ndërsa JD.com ra me më shumë se 6 %.

Rreziku i investitorëve

Më shumë se 150 kompani kineze janë të listuara në bursa kryesore të SHBA-ve. Në muajin Shkurt, vlera e tyre ishte në total 1.2 trilionë dollarë në vlerë tregu, sipas Komisionit të Rishikimit të Sigurisë dhe Ekonomisë SHBA-Kinë. Prezenca e tyre ka nxitur debate në SHBA. Kritikët, si senatori i SHBA-ve Marco Rubio, kanë thënë se investitorët amerikanë janë në rrezik duke qenë se ligjet kineze mbrojnë gjendjet e tyre financiare nga auditimi i regulatorëve amerikanë.

Në muajin Qershor, një grup senatorësh, përfshirë z. Rubio, paraqitën një dekret që do t’i hiqte kompanitë kineze nga bursat nëse nuk do e bënin auditimin të disponueshëm për regulatorët e SHBA-ve brenda tre viteve. Çdo plan i Shtëpisë së Bardhë ka nevojë për miratimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Ai ka nënshkruar mbi diskutimin, por asnjë veprim nuk pritet në një kohë të afërt, tha Bloomberg.

Zyrtarët kinezë dhe të SHBA-ve do të takohen muajin e ardhshëm për një raund tjetër bisedimesh tregtare. Deri më tani ajo mosmarrëveshje, e aktivizuar nga ankesat e SHBA-ve mbi proteksionizmin kinez, ka treguar pak shenja zgjidhjeje. Të dyja palët kanë vendosur tarifa mbi mijëra produkte me vlerë qindra miliarda dollarë në tregti vjetore. SHBA-të do të vendosin një raund tjetër tarifash muajin e ardhshëm.

/ Burimi: BBC

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.