The news is by your side.

Sfida kryesore e ekonomisë, punonjësit që nuk kthehen në punë

Papunësia masive që ka shoqëruar pandeminë e Coronavirusit është shtuar edhe prej njerëzve që nuk duan të kthehen në punë, tha Rezerva Federale amerikane të mërkurën në përmbledhjen e saj periodike të ekonomisë kombëtare. Me shkallën e papunësisë 14.7% në prill,  një rekord që pas Luftës së Dytë Botërore dhe 20.5 milionë pushime nga puna gjatë muajit të kaluar, punëtorët nuk kanë dëshirë të shkojnë përsëri në punët e tyre për një numër arsyesh, vuri në dukje banka qendrore në raportin e saj “Beige Book”.

Raporti citoi gjithashtu një pikëpamje përgjithësisht të dobët të biznesit në lidhje me shpresat për një rikuperim të shpejtë. Drejtuesit e bizneseve përmendin një sërë sfidash për t’i rikthyer punonjësit në punë, përfshirë shqetësimet shëndetësore të punëtorëve, qasjen e kufizuar në kujdesin ndaj fëmijëve dhe përfitimet e mëdha të sigurimeve të papunësisë.” thuhet në raport.

Rreth 40 milionë njerëz kanë paraqitur kërkesa për përfitime papunësie që kur Coronanvirusi u shpall pandemi në mes të marsit dhe më shumë se 25 milionë kanë marrë përfitime për të paktën dy javë, sipas Departamentit të Punës. Qeveria është përgjigjur me programe përfitimesh agresive që u paguajnë shumë punëtorëve përfitimet e tyre të rregullta mbi 600 dollarë. Për më tepër, Programi i Mbrojtjes ofron kredi biznesi për të mbajtur punëtorët për tetë javë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.