The news is by your side.

Samsung Pay bën revolucion- tashmë transfertat përfshijnë plot 47 shtete

Samsung është bashkuar me firmën e teknologjisë financiare Finablr në një shërbim të transferimit të parave për aplikacionin e tij të pagesave. Kështu përdoruesit amerikanë të Samsung Pay tani do të jenë në gjendje të dërgojnë para në 47 vende, përfshirë Indinë, Meksikën dhe Kinën, duke pasur gjithashtu mundësinë e depozitimit të drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të një marrësi ose transferimin në një pikë lokale.

Gjithashtu një tjetër avantazh është fakti se përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin tarifën e transferimit dhe kursin e këmbimit përpara se të vendosin të kryejnë transaksionin. Kompanitë gjithashtu theksojnë se shërbimi është i pari që ofron valutë të huaj në një portofol të lëvizshëm në SHBA. Google aktualisht lejon njerëzit të transferojnë para brenda territorit amerikan, ndërsa Apple Cash mbështet dërgimin e parave përmes iMessage, por asnjëri prej tyre nuk mundëson transfertat në një distancë kaq të gjerë dhe në kaq shumë shtete.

Portofolët e lëvizshëm të parave virtuale janë veçanërisht të njohura në vende si Kina dhe India, ku veprojnë me platforma si Alipay, WeChat Pay dhe Paytm. Kjo për shkak se këto shtetet janë relativisht shumë të mëdha si shtrirje gjeografike dhe njerëzve iu duhet të largohen nga familjet për mundësi punësimi më të mira në qytete të tjera. Kështu e vetmja mënyrë efikase e dërgimit të parave tek të afërmit janë transfertat digjitale. Nga ana tjetër, hulumtimet kanë treguar se pagesat celulare nuk kanë të njëjtën përhapje në  SHBA.

Ndërsa shërbimi i dërgesave të Samsung Pay është aktualisht i disponueshëm vetëm për klientët amerikanë, plani i kompanisë është që ai të zgjerohet edhe në shtete të tjera brenda vitit 2020.

“Transferimi i parave është një hap i parë në vizionin tonë për të evoluuar Samsung Pay në një platformë që e bën jetën e përdoruesve më të lehtë.” tha Sang Ahn, nënkryetar i Samsung Electronics America. “Gama e shërbimeve në Samsung Pay, e zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e industrisë si Finablr, na nxit të ndikojmë pozitivisht në përvojat e përditshme financiare të konsumatorëve.” Shtoi më tej ai.

/ Burimi: CNBC

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.