The news is by your side.

Rusia: Vaksina kundër koronavirusit Oxford do t’i kthejë njerëzit në majmunë

Rusia përhap lajme të rreme duke pretenduar se vaksina e koronavirusit Oxford do t’i kthejë njerëzit në majmunë dhe në mënyrë qesharake portretizon Boris Johnson.

Një fushatë shpifjesh ka filluar në Rusi për të diskredituar vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit. Sipas mediave britanike, ajo synon të përhapë frikë në lidhje me vaksinën me pretendime qesharake se do t’i kthejë njerëzit në majmunë sepse përdor një virus të shimpanzesë. Madje imazhe dhe videoklipe që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme po qarkullojnë në mediat sociale ruse. Sipas Daily Mail disa prej tyre janë shfaqur në programin televiziv rus Vesti News, që thuhet se është ekuivalenti i Newsnight të BBC. Një imazh tregon Boris Johnson duke ecur në Downing Street, por që ështëmodifikuar dhe duket me pamjen e një majmuni.

Një imazh tjetër tregon një shimpanze në një hapësirë laboratori nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca, e cila po prodhon vaksinën. Mediat britanike vlerësojnë se fushata ka potencialin të dëmtojë programin e Oksfordit duke u bërë thirrje fanatikëve anti-vaksinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.