The news is by your side.

Rusia ndalon eksportin e grurit, shkak kriza

Rusia ka pezulluar eksportimin e grurit për shkak të pandemisë së Coronës dhe thatësirës që pritet të vazhdojë edhe më gjatë këtë vit, duke ndikuar në uljen e ndjeshme të prodhimit. Për pasojë, kjo pritet të çojë në uljen e ofertës edhe për tregun global, ku Rusia njihet si një nga eksportuesit e mëdhenj të drithit dhe eksportuesja më e madhe e grurit në botë.

Ndalimi i eksporteve erdhi në fakt me një paralajmërim të mëhershëm. Që prej në fund të muajit mars, Moska vendosi për muajt prill-qershor ta kufizonte në shtatë milionë tonë eksportin e grurit, thekrës, elbit dhe misrit, në shtetet jashtë Bashkimit Ekonomik të Euroazisë, ku bëjnë pjesë gjithsej pesë vende post-sovjetike.

Nga ana tjetër, parë nga një këndvështrim ekonomik, rritja e çmimeve të grurit në tregun botëror si edhe dobësimi i rublës, e bën shitja e drithërave jashtë shtetit veçanërisht të leverdishme për kompanitë ruse. Ndaj për të mbrojtur tregun vendas nga rritja e çmimit të bukës dhe rënia e ofertës së tregut, shteti ka vendosur të ndëryjë, duke shmangur çdo eksport me vendet e tjera.

Ndryshimi i klimës, se sipas meteorologëve viti 2020 do të jetë një nga pesë vitet më të ngrohta që nga fillimi i regjistrave të motit gjithashtu mund të bëhet shkak i tkurrjes së ndjeshme të prodhimit, por ndërhyrja është disi e kuptueshme në kohëra pasigurie, siç kjo aktuale e pandemisë së Coronavirusit. Disa javë më parë, edhe disa vende aziatike si Vietnami dhe Kina, vepruan ngjashëm dhe e kufizuan eksportin e orizit.

Sigurisht, një mungesë e tillë e drithit në tregje, do të çonte padyshim në mungesë të furnizimit me ushqim në tregun botëror. Sidomos nëse edhe prodhuesit e tjerë të produkteve bujqësore do ta pezullonin eksportimin, siç duket se po veprohet aktualisht me disa lloje prodhimesh. Për vendet e të varfra pasoja do të ishte një krizë urie, e cila vetëm disa ditë më parë nga OKB-ja u theksua se si pasojë e pandemisë, më shumë se sa prej virusit, në vendet e varfëra njerëzit do humbin jetën nga varfëria.

Kompanitë dhe konsumatorët rusë janë shumë të varur nga importi i një morie mallrash. Ndërsa eksportet bazohen vetëm në tri shtylla: lënda e parë, armët dhe drithërat. Hera e fundi kur Rusia ndali eksportin e drithërave zgjati plot dhjetë muaj e gjysmë: nga 15 gushti 2010 deri më 30 qershor 2011. Edhe për Shqipërinë, Rusia është eksportuesja më e madhe e drithit në vend me gati 50% të totalit, ku së bashku me Serbinë, plot 70% të nevojave vendase për drith mbulohen nga eksporti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.