The news is by your side.

Rihapet Europa. Shtetet zbusin masat izoluese

Rastet globale të Coronavirusit tani arrijnë në reth 3 milionë, megjithatë shumë vende në Europë dhe jashtë saj po bëjnë plane për të rihapur pjesërisht ekonomitë e tyre pasi infeksionet dhe vdekjet po bien.

Kryeministri Giuseppe Conte tha se Italia do të fillojë heqjen e bllokimit mbarëkombëtar në 4 maj, duke i dhënë një shpresë të pjesshme bizneseve të paralizuara nga masat që prej javësh janë aplikuar për të ndaluar shpërthimin. Ndërtimi dhe prodhimi do të jenë sektorët e parë të lejuar për rifillimin, tha Conte në një konferencë në Romë. Shitësit me pakicë dhe muzetë mund të rihapen më 18 maj, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri 1 qershor. Italia raportoi 260 vdekje për periudhën 24-orëshe të fundit, shifra më e ulët që nga 14 Marsi, krahasuar me 415 një ditë më parë.

Numri i infeksioneve dhe vdekjeve në Gjermani dhe Franc gjithashtu ka rënë me ritmin më të ngadaltë në një muaj dhe vendet rihapën disa shkolla, ndërkohë që kryeministri britanik Boris Johnson sot u kthye në zyrën e tij të punës.

Nga ana tjetër, në Shtetet e Bashkuara ku ende vazhdojnë protestat për hapjen e ekonomisë, New York mund të fillojë rihapjen për biznesin menjëherë në 15 maj, tha guvernatori Andrew Cuomo. New York është qyteti më i dendur dhe i populluar, i lidhur me Long Island, New Jersey dhe Connecticut, duke e bërë më të komplikuar që ai të rihapet së shpejti.

Faza e parë do të përfshijë aktivitete ndërtimore dhe prodhuese, dhe do të jetë sipas rajoneve. Pas rihapjeve fillestare, shteti do të ndalet për dy javë për të vlerësuar progresin, duke monitoruar spitalet e reja, rastet dhe testimin e antitrupave dhe bizneset do të lejohen të rihapen në varësi të faktit se sa thelbësore janë, tha Cuomo.

Banka e Japonisë, nga ana tjetër hoqi kufizimin në blerjen e bonove qeveritare dhe rriti blerjen e saj të borxhit të korporatave, duke iu bashkuar homologëve globalë në zgjerimin e stimulit monetar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.