The news is by your side.

Rënie e thellë e besimit të konsumatorëve për të ardhmen

Besimi i konsumatorëve në SHBA vazhdoi rënien edhe në prill pasi miliona humbën vendin e punës dhe pati një përkeqësim të paparë të indeksit që monitoron qëndrimet e tyre rreth kushteve të tanishme të biznesit dhe punës si dhe pasigurisë për të ardhmen. Indeksi i besimit ra në 86.9, niveli më i ulët në gati gjashtë vjet dhe shumë më poshte se sa 118.8 në mars. Indeksi përbëhet nga vlerësimi i kushteve të tanishme të konsumatorëve dhe pritjet për të ardhmen.

Pjesa e njerëzve që thonë se vendet e punës janë gjithësesi do të kontrollohen me sukses tashmë janë përgjysmuar në 20% në prill, kur leximi i marsit ishte 43.3%. Ndërsa pjesa që mendon se vendet e punës do e kenë të vështirë të rihapen përsëri u rrit në 33.6%, nga 13.8% në mars. Indeksi i kushteve aktuale u ul nga 166.7, në 76.4, një rënie e pashembullt me plot 90 pikë.

“Numrat në indeksin e kushteve të tanishme pasqyrojnë tkurrje të mprehta në aktivitetin ekonomik dhe rritje të kërkesave të papunësisë.” tha Lynn Franco, drejtor i lartë i treguesve ekonomikë në Bordin e Konferencës ku u publikuan të dhënat.

Kathy Bostjancic, krye financier amerikan në Oxford Economyics, tha se rënia e besimit ishte shqetësuese sepse “pikëpamjet e dobëta të konsumatorëve për perspektivat e ardhshme të të ardhurave mund të kufizojnë shpenzimet e konsumatorit dhe ekonominë e përgjithshme.” Konsumatorët mbajnë rreth 70% të të gjithë aktivitetit ekonomik në SHBA. Shumë ekonomistë besojnë se vendi ka hyrë tashmë në recesionin që pritet të jetë më i ashpri që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Leave A Reply

Your email address will not be published.