The news is by your side.

Puna nga shtëpia, ja si ndikon në ekonomi, sipas Nicholas Bloom

Studimi i profesorit të ekonomisë Nicholas Bloom ka nxjerr në pah problematikat që hasen gjate punës në distance dhe si ndikojnë ato në ekonominë e vendit.


Profesori i Stanford mbi ekonominë e re të punës në distance shprehet: Një ‘katastrofë e produktivitetit’ bombë me sahat për pabarazi! Një nga ndryshimet më të mëdha që ka sjellë pandemia e koronavirusit është puna nga shtëpia dhe normalisht kjo nuk vjen pa sfida nga pas. Profesori i ekonomisë nga Universiteti Stanford, ka biseduar me dhjetëra CEO, menaxherë të lartë dhe politikë bërës për të ardhmen e punës. Kjo është ndërtuar mbi një afat kohor studimi prej dy vitesh, ku një kompani e madhe kineze e udhëtimeve e quajtur Ctrip, zbulon se puna nga shtëpia i bënte punonjësit 13% më produktivë dhe 50% më pak të rrezikuar për ta braktisur. Por ajo që po ndodh sot është shumë e ndryshme nga suksesi i Ctrip për shkak të katër faktorëve: Fëmijët, hapësira, jeta private dhe zgjedhjet.


Një rënie e produktivitetit dhe inovacionit. Për shumë njerëz, puna nga shtëpia ka qenë një katastrofë e produktivitetit. Analiza e Ctrip mori në konsideratë që punonjësit lejoheshin të punonin nga shtëpia vetëm nëse kishin një zyrë brenda në kushtet e shtëpisë. Dhoma nuk mund të ishte një dhomë gjumi dhe nuk duhej lejuar asnjë njeri tjetër që të hynte brenda. Shumica e njerëzve qe janë intervistuar janë duke punuar në dhomat e tyre të gjumit ose dhoma të përbashkëta, me zhurmë nga partnerët e tyre, familja ose shokët e dhomës. Një kolaps në kohën e zyrës do të çojë gjithashtu në një rënie të inovacionit. Bashkëpunimi personal është i domosdoshëm për krijimtarinë, dhe sipas hulumtimeve të profesorit kanë rezultuar se takimet ballë për ballë janë më thelbësore për zhvillimin e ideve të reja dhe mbajtjen e stafit të motivuar dhe të përqendruar gjatë punës.


Ndikon në shëndetin mendor. Largimi i punonjësve nga aktiviteti fizik apo ndërveprimi shoqëror shpesh çon në depresion. Pas një kohe të gjatë të punës nga shtëpia, shume punonjës janë pyetur nëse dëshirojnë të kthehen në zyrë dhe shumica prej tyre dëshironin te ktheheshin. Kjo ndodh si pasojë se punonjësit ndiheshin me të izoluar, të vetmuar dhe të dëshpëruar në shtëpi.

Jo të gjithë mund të punojnë në distancë, pra nga shtëpia. Në një studim të fundit që me Atlanta Reserve Federal dhe Universitetin e Çikagos, vetëm 65% e amerikanëve raportuan se kishin kapacitet të shpejtë të internetit për të përballuar fluksin e punës. Dhe 50% e të anketuarve, kryesisht menaxherë, profesionistë dhe punëtorë financiarë që mund të kryejnë punën e tyre në kompjuter raportuan se ishin në gjendje të punonin nga shtëpia me një normë efikasiteti prej 80% ose më shumë. Të tjerët kanë të instaluar në shtëpi internet të dobët, madje nuk mund të kryejnë as telefonatat sepse varet nga pozicioni gjeografik ku ndodhet shtëpia.


Duke i krahasuar së bashku këto rezultate, kjo po gjeneron një bombë me sahat për pabarazi sipas profesorit të ekonomisë. Rezultatet tregojnë se punonjësit më të arsimuar, me të ardhura më të larta kanë më shumë gjasa të punojnë nga shtëpia, kështu që ata po vazhdojnë të paguhen, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përparojnë në karrierën e tyre. Në të njëjtën kohë, ata që nuk janë në gjendje të punojnë nga shtëpia (ose për shkak të natyrës së punës së tyre, ose sepse nuk kanë hapësirë të përshtatshme dhe lidhje interneti) po lihen pas dhe në errësirë, kjo pra do të pasohet me një krizë ekonomike dhe pabarazi.. Nëse puna nga shtëpia do të zgjasë më shumë. Atëherë edhe përvoja e tyre profesionale do te pësojë rënie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.