The news is by your side.

Pse kompanitë nuk e kanë aspak gabim kur fokusohen tek punonjësit, më tepër se sa klientët?

Të futesh në botën e sipërmarrjes dhe të bërit biznes, padyshim je në një garë të pandalshme që t’i ofrosh klientit përvojën më të mirë aq ai mund të presë. Megjithatë, duke u përqëndruar tek klienti, shpesh anashkalohet një pjesë po kaq e rëndësishme në mirëfunksionimin e gjërave, punonjësit.

Gjithnjë e më tepër teknologjia po bëhet një ndihmë e madhe për proceset e punës. Ajo afron zgjidhje të shpejta dhe automatike, llogaritje të sakta e precize, që padyshim asistojnë punonjësit për të punuar më mirë. Megjithatë, për punonjësit, më tepër se sa teknologjia, ka rëndësi një tjetër komponent, mjedisi ku ata punojë dhe vlerat që transmeton ai, që shpesh harrohen, në përpjekjen e përditshme për përmbushjen e objektivave kryesore të biznesit.

Aktualisht është fakt që shumica e kompanive nuk përqëndrohen tek punonjësit e tyre. Madje shumë prej tyre, nuk plotësojnë as kërkesat e punonjësve lidhur me teknologji të përditësuara, jo më të kalojnë tek vlerat. Ka shumë hulumtime në lidhje me mënyrën se si teknologjia mund të ndikojë në produktivitetin dhe angazhimin e punonjësve dhe sipas tyre, më shumë se një e treta e të punësuarve mendojnë se puna e tyre është më e vështirë sesa duhet, pikërisht për shkak të proceseve të vjetruara dhe mungesës së teknologjisë. Por përveç teknologjisë, e cila me më tepër investime në para përmbushet, si mund të ndihmojnë kompanitë punonjësit e tyre për të punuar më mirë?

Së pari, është e rëndësishme që ekipi të besojë tek të njëjtat vlera dhe qëllime se ky synohet të arrihet. Kështu kur mendohet për vizionin, praktikat duhen modeluar drejt, në mënyrë të tillë që të transmetojnë vlera. Ndër to më e rëndësishmja është padyshim të qenurit njerëzor. Njeriu është qënie sociale dhe gjithë jeta jonë është pazgjidhshmërisht e lidhur me të tjerët. Por nëse atje jashtë ka njerëz që kur nuk na pëlqejnë, i shmangim dhe iu largohemi, në punë kjo nuk është e mundur. Në ambjent i tillë bën bashkë njerëz të ndryshëm, me eksperienca, ndjesi, mendime, formime, kontekste e gjithçka tjetër po kaq të ndryshme. E ne duhet t’i pranojmë për atë çka janë dhe të ndajmë me ta përditshmërinë tonë, duke mos harruar se po të njëjtën gjë po bëjnë edhe ata me ne!

Kështu, puna në grup më tepër se sa sfidë e përditshme, është një mundësi e mirë për t’i mësuar këto vlera dhe ndarë me të tjerët. E kjo nuk do të thotë detyrimisht vetëm punë! Fryma e grupit, bashkëpunimi, sinergjia është e gjitha për të cilën një ekip ka nevojë!

Ajo çka bëjnë sot kompanitë e suksesshme është të mbledhin punonjësit për udhëtime të shkurtra dy ose tre ditore, për të kaluar kohë me njëri-tjetrin edhe jashtë zyre, pasi është thelbësore  për të krijuar marrëdhënie personale me bashkëpuntorët.

Prandaj është shumë e rëndësishme që vlerat të forcohen me kohën. Sigurisht që kompania do ketë gjithmonë objektiva për të arritur dhe nëse qëllimet qëndrojnë në njërën anë të monedhës, vlerat janë tek tjera, ama nuk mund të shihen të veçuara. Pa përmbushur njërën, tjetra nuk shkon në sinkron me të parën. Megjithatë duke qënë se gjithësecili nga punonjësit është ai që manifeston dhe menaxhon vlerat e veta, së bashku arrihen qëllimet e përgjithshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.