The news is by your side.

Protesta sot/ Tirana rrethuar me policë, fillojnë përplasjet

Sot, qytetarët po protestojnë sërish përpara Parlamentit. Ata protestojnë kundër korrupsionit dhe varfërisë që ka kapur vendin. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Kjo është protesta e 6-të brenda nje muaji në Tiranë. Opozita lajmëroi dje se protesta do të zhvillohet sot gjatë seancës plenare ku u bë edhe betimi i tre deputetëve të rinj, Ralf Gjoni, Nimet Musai, Enada Koçiraj.

Ndërkohë, qeveria ka rrethuar të gjithë qendrën e Tiranës, zonën rreth Parlamentit me policë dhe ka ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Banorët e Unazës së Re janë përplasur me policinë sot gjatë protestës së mbajtur përballë parlamentit, lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Balkanweb Klajdi Bodlli. Ata janë përplasur me policinë sepse kjo e fundit i ka penguara ata të shkojnë drejt Parlamentit.

Dje, policia arrestoi 6 banorë të zonës së Astirit, të cilët bllokuan rrugën pasi në media u dha lajmi se qeveria do të dërgonte policinë për të prishur banesat e tyre dhe për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës së Re.

Ndërsa media reporter.al lajmëron se policia ka ndaluar edhe punonjësit e administratës të hyjnë në godinat e institucioneve shtetërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.