The news is by your side.

Problemet më të mëdha të bizneseve shqiptare: taksat e larta, informaliteti dhe stafi i pakualifikuar

Banka Botërore ka realizuar në Shqipëri një anketë me sipërmarrjet operuese në treg, qofshin ato të mëdha, të mesme apo të vogla. Studimi ka analizuar një sërë indikatorësh rreth klimës së të bërit biznes në Shqipëri dhe pengesat me të cilat hasen sot sipërmarrjet. Kështu bizneseve iu është kërkuar të rendisin në anketë pengesat me të cilat ndeshen në përditshmërinë e tyre.

Sipas përfundimeve të anketës, publikuar gjithashtu nga televizioni Scan theksohet se, në përgjithësi barra e rëndë e taksave me një peshë prej 21.1% të të anketuarve, shihet aktualisht nga bizneset si problemi më madhor që i pengon të rriten dhe të kenë ecuri pozitive në kohë. Në vendin e dytë si një problem relativisht pengues shihet informaliteti i tregut dhe pas tij forca e punës e cila shpesh është e pakualifikuar ose e trajnuar dhe arsimuar dobët. Këto kategori kanë rezultuar në anketë me peshat respektive 11.3 dhe 9%.

Nga ana tjetër, përfundimet e anketës së sipërmarrjeve në Shqipëri përfshinin në total 10 problemet ose pengesat më të mëdha me të cilat përballet biznesi vendas aktualisht. Kështu përveç të mësipërmeve, ndër pengesat me ndikimin më të lartë në ecurinë e sipërmarrjeve shqiptare renditen korrupsioni, gjykatat, problemet me energjinë elektrike, transporti, administrata tatimore dhe paqëndrueshmëria politike në vend. Në 7 nga 10 kategori gjithësej Shqipëria kishte madje normën më të lartë të Europës duke qënë padyshim një nga vendet më penguese dhe të vështira për të bërë biznes në kontinent.

Leave A Reply

Your email address will not be published.