The news is by your side.

Presidenti i Grupit Balfin Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Bordi Drejtues i Grupit Balfin dhe kompanitë përkatëse të Grupit, nën kujdesin e Presidentit Samir Mane vendosën sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milionë eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç kësaj shume të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, si SPAR Albania, Neptun Albania, Jumbo Albania, etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes e me radhë, që në ditën e parë, i kanë qëndruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore. Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.