The news is by your side.

Përhapet Covid-19 në polici, 16 të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 16 efektiv policie mes të cilëve 5 ndodhen në spital për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve të afërta bëjnë me dije se nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 699 efektivë policie,  mes të cilëve kanë humbur jetën 10 policë. Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 317 efektivë.

Paraditen e kësaj të premte ka rezultuar i infektuar me Covid-19 edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.