The news is by your side.

Pensionistët, 3 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka dalë me një vendim lidhur me shpërblimet e fundvitit për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha kategoritë e mësipërme do të përfitojnë 3 mijë lekë si shpërblim në prag të ndërimit të viteve.  

Sipas të dhënave nga institucioni bëhet me dije se nga ky shpërblim do të përfitojnë gjithsej rreth 731 mijë persona, prej të cilëve shumica, 635 mijë janë pensionistë. Për pasojë, fondi që parashikohet të jepet nga buxheti për këtë qëllim arrin masën e 2.2 miliardë lekëve, ose 22 milionë dollarëve.

Krahasuar me një vit më parë, shpërblimi i këtij viti është në rënie dhe me 2 mijë lekë më pak. Fundvitin e 2018-ës pensionistët morrën shpërblim 5 mijë lekë, por ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit gjatë vitit aktual ka bërë që këtë vit shpërblimi të reduktohet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.