The news is by your side.

Parashikime edhe më negative nga Instituti i Vienës për Shqipërinë- rritja vetëm 2.8%

Gjendja e vështirë ekonomike dhe buxheti në krizë  kanë bërë që institucionet ndërkombëtare e vendase të ulin parashikimet e rritjes ekonomike për vitin aktual për Shqipërinë. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar që më herët ulën projeksionet e rritjes.

Para disa ditësh të njëjtën gjë bëri edhe qeveria, e detyruar nga humbjet e thella dhe mosrealizimi i planit të të ardhurave. Vetë ministrja Denaj deklaroi deri në fund të vitit një rritje të parashikuar prej 3.4% nga 4.3% projektuar në fillim të vitit. Banka Botërore theksoi për Shqipërinë një rritje prej 2.9% ndërsa FMN e parashikonte atë 3%, sipas vlerave të rishikuara.

Megjithatë së fundi një tjetër rishikimi i rritjes ekonomike është bërë publik nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Ekonomike në Vienë dhe shifrat e deklaruara janë alarmante. Rishikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë sipas institucionit në fjalë gjatë vitit aktual pritet vetëm 2.8%, ndërkohë që në pranverë parashikimet e vlerësonin rritjen me 3.8%. Deri tani ky është përfundimi më pesimist për sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, vlerësuar nga një institucion i huaj.

Projeksionet e reja për vitin aktual sinjalizojnë se, Shqipëria do të jetë vendi i dytë në rajon me rritjen më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht se Instituti i Vienës vlerëson se rritja ekonomike e rajonit është ngadalësuar edhe si pasojë e ekonomisë globale në krizë, Instituti i Vienës parashikon që çmimet gjithashtu të rriten me një normë rreth 1.7%, ndërsa papunësia projektohet të zbresë deri në 10.5% brenda 2021-shit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.